Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Kronike

Publikuar: 08/09/2025

Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Tragjedia në Shkodër merr përmasa edhe më të rënda. Konfirmohet se një nga personat e plagosur gjatë atentatit me armë zjarri ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndërkohë, mësohet se ka ndërruar jetë në spital dhe shtetasi Geridon Kraja, shoferi i Erogen Brajoviçit, duke e çuar në dy numrin e të vdekurve në atentatin e sotëm.

Kujtojmë se viktima e parë ishte Armando Pali, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak. Në ngjarje mbetën të plagosur edhe Erogen Vaso (alias Brajoviq), një grua, kamariere në lokalin ku ndodhi sulmi dhe një person që ndodhej me Vason dhe Palin.

Autori i dyshuar i atentatit, Rakip Gila, 28 vjeç, është arrestuar nga Policia dhe ndodhet aktualisht në paraburgim.