Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe për padinë e bërë ndaj Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shtetit në administratën e Joe Biden, në një gjykatë të Parisit. Berisha u përpoq të justifikohej duke thënë se asokohe Blinken kishte imunitet.
“Ka qenë në Paris, është në përfundim. Ka një problem. Në atë periudhë, Antony Blinken kishte imunitet. Imuniteti për shpifjen nuk shërben, por varet nga gjykatësi. E pranon apo jo gjykatësi. Shpifja nuk përfshihet në funksionet zyrtare të zyrtarit. Jo tani….që tani Blinken ka humbur çdo funksion dhe uroj që drejtësia amerikane të flasë për këtë sepse ka bërë mashtrim të madh kombit amerikan. A e keni marrë vesh? Ky njeri ka mashtruar të gjithë elitën e sigurisë kombëtare të SHBA, me një letër ku thotë se Hunter Biden nuk ka prekur laptop me dorë në jetën e tij dhe se e kanë futur rusët në një kohë kur Hunter kishte poza, erotizma e marrëzira të pafundme. Kongresi e miratoi se laptopi ishte 100% e tij.”, tha Berisha.