“Gazetaria nuk shpie në pasuri, mund të shpjerë në mirëqenie, ju lutem! Unë nuk ankohem aspak, kam aq sa më duhet për të rrojtur mirë. Ama, gazetari i pasur është një gazetar që qelbet, ngase e ka përdorur zanatin për të arritur të tjera objektiva“. Ky postulat i Indro Montanelli-t, gazetarit me autoritet të padiskutueshëm në Evropë, duhet të ishte një nga devizat e SPAK-ut, në misionin e tij për të goditur dy piramidat e krimit dhe korrupsionit që tërheqin pas Shqipërinë.
Të paktën 20 gazetarë ose të ashtuquajtur gazetarë, ‘investigues’ dhe anlistë që kapërdisen nëpër studio televizive duke dhënë leksione se si duhet të luftuar korrupsioni, posedojnë vila me vlerë nga 500 deri në 3 milionë euro në Palasë, në Gjirin e Lalzit dhe Rolling Hills, pra në zonat ku miksohen dhe ‘shkëlqen’ krimi dhe korrupsioni, trafiqet dhe pastrimi i parave, gjobëvënia dhe pazaret me pasuritë publike. Të ardhurat e ligjshme të deklaruara nuk mjaftojnë për të mbuluar as koston e mirëmbajtjes së një vile të tillë.
Teksa 95 % të gazetarëve në Shqipëri posedojnë një banesë me kredi nëpër periferitë e Tiranës ose janë me qira, kryesisht në Astir, një skotë e vogël gazetarësh dhe analistësh e kanë prostituar misionin, duke u kthyer në nukël mes klaneve të pushtetit, bythëlëpirsa oligarkësh dhe ministrash të korruptuar, kodoshë dhe sekserë me vila mes figurave të krimit dhe korrupsionit, me makina luksoze, aksione të kamufluara dhe pushime të shtrenjta, duke shijuar privilegjet e “miqësisë” me pushtetin apo klane të tij.
Gazetarët që qëndrojnë dhe raportojnë para SPAK-ut jetojnë me kredi apo qira në periferi të Tiranës, ndërsa ‘gazetarët’ që flasin në emër të SPAK-ut, që e shajnë apo i japin mend, kanë vila të pajustifikuara në Palasë, në Gjirin e Lalzit, Rrolling Hills dhe Kodrën e Diellit në emrin e tyre apo në emrin e biznesmenëve të korruptuar që u ‘fërkojnë kokën’ me ‘investigime’.
Për t’i ‘justifikuar’ kanë bërë përpjekje si deklarim në kontrata nën vlerën e tregut, hua dhe kredi fiktive, shkëmbim pasurie, faturime fiktive, kamuflim në emra të tjerë dhe manovra të tjera, por ata mbajnë erë korrupsion. Disa prej tyre, të cilët kanë ardhur pa brekë në Tiranë, kanë lëvzur si bal nëpër oborret e partive politike dhe gazetat e tyre, mburren për miqësitë me oligarkët dhe se paguhen nga ata, duke e konsideruar si arritje të madhe blerjen nga një biznesmen që përlan para dhe pasuri publike vetëm sepse i lëpihet Edi Ramës.
Disa të tjerë, që po i afrohen moshës së rrezikut nga prostata, po i shpenzojnë paratë e prostitucionit me profesionin për tendosje balli dhe mollëzash me botoks, shkurtim veshësh dhe hunde, lyrje flokësh dhe riinvestim për të mbajtur rrethin e dashnoreve, rreziku i ikjes së të cilave shtohet vit pas viti.
Kjo skotë jo vetëm ka bërë pis gazetarinë, por i ka krijuar një alibi politikanëve të korruptuar dhe figurave të krimit që t’a trajtojnë median si aleate dhe të ngjashme me ta. Prapaskena do t’i ekspozojë në vijim një nga një, por është detyrë SPAK që t’ia heqë Shqipërisë këtë damkë, këtë qelb dhe metastazë që gjenerohet nën petkun e medias. Nuk mund t’i ndalojmë të bëhen komshinj me vila miliona euro me oligarkë, zyrtarë të korruptuar dhe trafikantë droge, të shëtisin në jaht dhe ulen në sofër me krimin dhe korrupsionin, madje as që t’a lëvizin vetë të ‘bardhën’ apo t’a konsumojnë, por nuk mund të hiqen më si gazetarë!