Arrestohet killeri “Pole Qorri”, i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, kishte dy pistoleta me vete, si u lokalizua në hotel

Kronike

Publikuar: 03/08/2025

Arrestohet killeri “Pole Qorri”, i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, kishte dy pistoleta me vete, si u lokalizua në hotel

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat operacionale dhe efektivët e policisë lokale.

Raportohet po ashtu se arrestimi vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e Plakut. Ai dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë, i angazhuar për eliminimin e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës.

Për këtë ngjarje, më herët është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit.

Në momentin e kapjes nga policia në qytetin e Vlorës, Plaku kishte me vete dy armë zjarri (pistoleta).

Gjithashtu, është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj.

Sakaq, nga informacionet e marra deri tani mësohet se Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje.

Flodian Plaku jetonte kryesisht në Greqi dhe Itali, akuzohet si një nga tre atentatorët ndaj ish-policit Gentjan Bejtja, më 15 Mars të këtij viti në Fushë-Krujë, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste perimet në kopsht në prani të familjarëve.

Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit.

Vetëm 4 ditë pasi u vra Gentjan Bejtja, policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, 41 vjeç, dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz, bashkëpunëtorë. Pas ngjarjes ata dogjën makinën e krimit dhe armët në periferi dhe u larguan me një tjetër mjet.

Më 9 maj të këtij viti, Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e 2 dyshuarve të mësipërm për vrasjen e Gentjan Bejtjas,

I njohur ndryshe si ‘Pole Qorri’, emri i tij rezulton si ‘koka e bandës’ së trafikut të drogës, nga Vlora drejt Italisë.

Është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë bashkë me të tjerë të dyshuar. Gomonet me kanabis, sipas hetimeve, ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.

Gjithashtu OFL e ka proceduar për pasuritë e paligjshme katër vite më parë, po në kuadrin e Ligjit Antimafia dhe dosjes italiane.