Është 90% lista e Lulit – Çim Peka i zhgënjyer me Rithemelimin: Mos t’ju gënjejë mendja, s’ka ndodhur asnjëherë

Aktualitet

Publikuar: 26/07/2025

Është 90% lista e Lulit – Çim Peka i zhgënjyer me Rithemelimin: Mos t’ju gënjejë mendja, s’ka ndodhur asnjëherë

Gazetari i famshëm, që inspiroi Gim Neshon për shkrimin në FoxNews, Çim Peka ka reaguar lidhur me listat e kandidatëve të Partisë Demokratike dhe procesin e quajtur “Rithemelim”, duke shprehur zhgënjimin e tij për mënyrën se si po trajtohet hapja dhe ripërtëritja e kësaj force politike. Sipas tij, ajo që është konsideruar si një rilindje politike nuk është veçse një rikthim dhe, në thelb, një kopje e listës së dikurshme të Lulzim Bashës.

Në një reagim, Peka ngre shqetësimin se përveç fjalëve dhe fasadës, nuk ka ndodhur asnjë ndryshim real në strukturat e PD-së, duke i bërë thirrje vetë liderit historik Sali Berisha që të mbajë premtimin e dhënë demokratëve për një rithemelim të vërtetë.

“Mos te genjejme veten, “Rithemelimi” nuk ka ndodhur!Ajo qe e konsideruam “Rithemelim” ishte “Rikthim”. Dhe ishte zhvillimi politik sovranist me brilant pas pluralizmit ne keto 35 vjet. Por vetem kaq!

“Rithemelimi” duhet te ndodh tani pas raportit final te OSBE/ODHIR.

Ose PD hapet si asnjehere tjeter, ose mbyllet perfundimisht!

Lista e mbyllur e te “rithemeluarve” eshte 90/% lista e Lulit te pa/rithemeluar te 2017. Nje pjese erdhen se zgjodhen anen e duhur, nje pjese u bashkuan kur Luli “vdiq” dhe baza e PD i dha duart duke ndjekur Sali Berishen me te drejte. Tani Sali Berisha u’a ka borxh demokrateve RITHEMELIMIN.

PS: Dhe harrojeni se nje gje e tille ndodh me deputet qe akoma shpresojne tek “Drejtesia e Yurit”!” – shkruan në një postim gazetari i famshëm Çim Peka.