Kur as militantët s’besojnë më: Ore lëreni Yuri Kim se ajo vërtet ka kryer punë, po me Ramën si do ia bëjmë?

Politikë

Publikuar: 14/07/2025

Kur as militantët s’besojnë më: Ore lëreni Yuri Kim se ajo vërtet ka kryer punë, po me Ramën si do ia bëjmë?

Pagatorët e Sali Berishës, me në krye Çim Pekën, iu janë rikthyer sulmeve ndaj Yuri Kim, duke pretenduar se ajo tashmë është shkarkuar nga DASH.

Dhe e shpallin këtë si fitore të madhe për Shqipërinë, ndërkohë që ajo nuk ka lidhje më fare me Shqipërinë.

DASH në fakt, i përgënjeshtroi zyrtarisht, duke thënë se ajo nuk është shkarkuar dhe është ende në detyrë.

“O mjeranë, ka kryer pune shoqja”, këmbëngul Çom Peka, pavarësisht përgënjeshtrimit zyrtar të DASH.

Por tashmë duket se dhe militantët e PD-së, janë lodhur me luftën me mullinjtë e erës që po bën Berisha dhe ata që paguhen nga ai.

Komentues të shumtë i janë kthyer Çim Pekës, duke i thënë se vërtet Yuri Kim ka kryer punë, se nuk ka punë me Shqipërinë, po me Ramën si do ia bëjnë, se atë e kanë ende këtu, në pushtet.

Akoma ju vazhdoni me narrativen se Trumpi me shpuren e tij do shpetoj shqiptaren nga regjimi dhe nga armiqt e jashtem?!

Sinqerisht tani dyshoj se keni interesa financiare dhe jo me se e mbeshtesni nga budalleku”, shkruan një komentues.

Leri kte vlla shijo plazhin se kto dhe ne vitin 4000 trumpi do heqi edin kshu do thone”, ia kthen një komentues tjetër.

Halli madh na ka gjet, do ikë apo jo Kimi. Me kto prralla amerikane e betonut Ramën në pushtet”, shkruan një tjetër.

Kimi ka ik vet nga puna ka maru pune, po a keni noj marifet me hjek Ramen nga puna pas 6 mujsh, ju?”, pyet një tjetër.