Felaj: Nuk i qanë kaq zgjedhjet as në shqip dreqi e mori. Po i qajnë anglisht

Politikë

Publikuar: 18/06/2025

Felaj: Nuk i qanë kaq zgjedhjet as në shqip dreqi e mori. Po i qajnë anglisht

Ermonela Felaj deputete e Partise Socialiste ka reaguar ndaj “vajtocave elekotrale” ne anglisht siç i quan ankesat false te PD per zgjedhjet ne Strasbourg.

Felaj shkruan:

Për zgjedhjet e #11majit dhe ndryshimet e kërkuara në Kodin Zgjedhor, u ngrit komisioni i reformës përkatëse, që në fillim të legjislaturës 2021-2025!

Plot 4 vjet konsum për një reformë ku palët gjetën dakortësi më në fund, me vetëdijen e plotë që rekomandime të tjera të OSBE OFHIR ngelen pa u adresuar;

Ndërsa PD e gjen humbjen te Kodi , zhgënjen edhe më shumë zgjedhësit e vet!
Sepse qartësisht nuk ka kod e as formulë që të bëjë fitues , humbësa « par exellence » , shpërfillës të pakrahasueshëm të përgjegjësive qytetare e publike që ka në vetvete qënia i/e zgjedhur.

Ku dhe cilin/cilën patë e dëgjuat në këtë fushatë? A pati dicka origjinale?

Vec iskenime të kopjuara pa asnjë lidhje me njerëzit dhe realitetin!

Me këtë humbje do ishte e mira ta linin këtë korin në anglisht të vajtocave 
Nuk i qanë kaq zgjedhjet as në shqip dreqi e mori”.