Plarent Ndreca flet pas daljes nga Spak

Kronike

Publikuar: 17/06/2025

Plarent Ndreca flet pas daljes nga Spak

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca ka dalë pas një ore nga Prokuroria e Posacme. I pyetur nga mediat rreth arsyes së paraqitjes së sotme në SPAK, Ndreca u shpreh se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni rreth një hetimi.

Ai mohoi që paraqitja e sotme ka të bëjë me çështjen e tenderëve në polici për të cilën është marrë i pandehur dhe as me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin mesa la të kuptohej Ndreca e ka takuar në ambientet e paraburgimit.

“Jam për një hetim, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes. Nuk flas dot për shkak se është nën hetim ende”, tha Ndreca. Më herët, Ndreca është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, apo ankande publike lidhur me prokurimin për supervizimin e disa komisariateve të policisë.

Akuza për shkelje te barazisë ne tenderë për kohën kur Ndreca mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Hetimet kanë treguar se në këtë çështje përmendet edhe emri i një zyrtari të lartë të qeverisë, ish-zëvendës Ministri i Zhvillimit Urban, Gjon Radovani.