Kultivonin kanabis, pranga dy personave: Malësi e Madhe, asgjësohen 306 bimë

Kronike

Publikuar: 20/06/2026

Kultivonin kanabis, pranga dy personave: Malësi e Madhe, asgjësohen 306 bimë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Flagranca”.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Ivanaj, u gjetën të kultivuara 306 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe arrestuan shtetasit Nikoll Zabelaj 40 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, dhe Kin Plepi 43 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.