“Ore Agron, Berisha nuk vendos kandidat që nuk e bën dot zap!”/ Shehaj propozim për Bashkinë e Tiranës: Kandidat jo politik!

Politikë

Publikuar: 17/06/2025

“Ore Agron, Berisha nuk vendos kandidat që nuk e bën dot zap!”/ Shehaj propozim për Bashkinë e Tiranës: Kandidat jo politik!

Agron Shehaj, kryetar i Partisë Mundësia, thotë se duhet të ketë zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, duke e quajtur një skandal faktin që Veliaj vijon të të jetë kryebashkiak nga qelia e paraburgimit. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehaj deklaroi se opozita duhet të përgatitet për zgjedhje dhe se një kandidat i përbashkët dhe jo nga një parti politike, do të krijonte premisa për sukses në këto zgjedhje.  

Agron Shehaj: Propozimi im është i thjeshtë, një kandidat jo politik është dikush që nuk vjen nga rradhët e një partie politike. Është e çuditshme se si kryetari aktual i Bashkisë është në burg dhe nuk është shkarkuar. Ka shumë gjasa të kemi zgjedhje të parakohshme për Tiranën. Duke parë rezultatet e 11 majit, Rama ka gjasa ta zëvendësojë një shërbëtor me një tejtër.
Çfarë mund të bëjmë ne që Rama të mos rifitojë sërish zgjedhjet? Ne mund të zgjedhim një kandidat jo partiak, në këtë kuptim mendoj se edhe Berisha e ka të qartë se çfarë dua të them. Mund të fitojmë votat e partive opozitare, por edhe atyre që mund të mos kenë votuar partitë opozitare. Ky është një shans për ti hequr Ramës Bashkinë e Tiranës, me një kandidat të papërfolur, që bën kontrast me kandidatët e Edi Ramës. Më kanë pyetur për emrat, por mendoj se ka rëndësi profili dhe të mos jetë kandidat i një partie poliitke, përfshirë edhe PD-së. E pamë që nëse nuk dalim me një kandidat që bën kontrast…

Ylli Rakipi: O Agron ai (Berisha) nuk bën dot zap të “varurit”, jo më të pavarurit që kërkon ti…