Në Shqipëri, peshën kryesore në totalin e energjisë së prodhuar e zë prodhimi i realizuar nga hidrocentralet publike Fierzë, Koman dhe Vau Dejës, me rreth 55.8% të totalit. Hidrocentralet private dhe me koncesion zënë rreth 41.3% të totalit të prodhuar. Në krye të sekstorit privat qëndron kompania mafioze Kurum, i cili bleu nga Sali Berisha, Ridvan Bode dhe Genc Ruli hidrocentralet publike Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhr Bistrica 2.

Në atë kohë, Partia Socialiste në opozitë, e denoncoi privatizimin si korruptiv dhe me një kosto prej 125 milionë eurosh për shqiptarët. Në SPAK u referua një kallëzim penal, i cili u pushua me shpejtësi, pasi dyshohet se të gjitha palët ndajnë fitimet e grabitjes së hidrocentraleve publike dhe shitjen e energjisê elektrike me paracaktim shtetit shqiptar.
Hasmet Kurum, pronari i Kurumit, është i njëjti person, Haşmet Kürüm, të cilin turqit e kanë akuzuar për grabitje gjigante financiare, ndërsa në Shqipëri KURUM përfaqëson helmet toksike të prodhuara në Elbasan, pastrimin e parave, krimet mjedisore, skema mashtrimi dhe afera korruptive.
HEC Moglica
Pas mafies Kurum, HEC Moglica rendidet në vend të dytë me 3.65% të prodhimit vendas të energjisë elektrike. Hidrocentrali i Moglicës është një hidrocentral i madh në lumin Devoll. Si çdo biznes tejtër i madh me pasurinë e shqiptarëve, edhe HEC Moglica mbulohet nga një mjegull dyshimesh, duke shkelur ligje e vendit.
Përfaqësuesit e kompanisë DEVOLL HYDROPOWER, që zotëron hidrocentralin, në kundërshtim flagrant me ligjin për regjistrin e pronave përfitues, nuk identifikojnë pronarin ose pronarët përfitues të këtij koncesioni. Shkelja lejohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit, e cila ngarkohet me ligj për të administruar dhe publikuar të dhënat e pronarit përfitues, si dhe për të marrë masa ndëshkuese kur detyrimi nuk zbatohet nga kompanitë private.

Çuditërisht nga janari 2013, disa muaj para se Sali Berisha të rrëzohej nga pushteti, kompania e hidrocentralit të Devollit ka nisur të kamuflohet, duke u shitur dhe rishitur tek disa kompani gjithnjë me pronarë fundorë të paidentifikuar, duke ngritur dyshime të forta se mes përfituesve mund të jetë ndonjë nga ustallarët e politikës së Tiranës. Mungesa e transprencës dhe thyerja e ligjit fsheh gjithnjë një aferë të dyshuar korruptive.
Por, nuk kemi të bëjnë vetëm me dyshime, por edhe me prova. Kompania e hidrocentralit të Devollit, ashtu si shumë kompani të tjera, kanë paguar tarifën e korrupsionit tek Familja Berisha, duke sajuar punë për dhëndrin Jamarbër Malltezi, gjoja për asistimin me këshilla të grupit të punës për vlerësimin dhe ndikimin në mjedis. Episodi korruptiv faktohet në dosjen e SPAK-ut për aferën me ish Klubin Partizani.
Administratore e kompanisë së hidrocentralit të Devollit është zonja Rigela Gegprifti. Si e besuar për lëvizjen e parave, Gegprifti duhet t’a dijë se kush qëndron pas hidrocentralit dhe pse nuk zbaton ligjin për të deklaruar pronarin ose pronarët përfitues.

Kompania DEVOLL HYDROPOWER, që zotëron hidrocentralin, është në pronësi të kompanisë së huaj Statkraft Markets BV. Kjo e fundit figuron e regjistruar në vitin 1998 në Hollandë, me numër regjistrimi 33304386, me adresë në Gustav Mahlerplein 100, Amsterdam. Administratorë të kompanisë Statkraft Markets BV janë Nikolaas Johannes Martinus van der Linden dhe Petrus Renatus Theodorus.
Ndërkaq, Statkraft Markets BV është në pronësi të kompanisë gjermane Statkraft Markets GmbH, me seli ne 40476 Düsseldor, Gjermani. Në regjistrin e pronarëve përfitues ka vetëm disa numra. Nuk tregohet se kush është pronari përfitues dhe fundor i kompanisë që bën biznes me pasurinë e shqiptarëve. Nga ana tjetër, hetimet e SPAK-ut kanë zbuluar se ish kryeministra, ish ministra dhe familjarët e tyre kanë apartamente dhe vila në disa kryeqytete të Evropës. Janë pikërisht këta pushtetarë, të cilët kanë dhënë me komcension pasuritë publike.
HEC Ashta
HEC Ashta renditet në vend të tretë, sa i takon sektorit privat, për prodhimin vendas të energjisë elektrike, me 3.1 %. Për këtë hidrocentral nuk ka thjeshtë dyshime, por është e provuar nga SPAK se gjurmët e përfitimit shkojnë tek Familja Berisha. Sali Berisha firmosi vendime për t’i hapur rrugë këtij hidrocentrali, kompania përfituese sajoi ‘punë’ duke i dhënë dhjetëra mijëra euro dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Sipas dosjes së SPAK, historia mes Sali Berishës dhe firmës Österreichische Elektrizitätsëirtschafts-Aktiengesellschaft nis me 17 tetor 2008, kur ish-kryeministri miraton një VKM, (praktikë dhe me raste të tjera të ngjashme) për ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të një hidrocentrali të ri në Ashtë, Bushat të Shkodrës. Nisin punimet, hidrocentrali realizohet dhe vendimi numër 170 datë 18.12.2012 Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) prapë me urdhër të Sali Berishës vendos të miratojë edhe marrëveshjen e shitjes së energjisë mes KESH sh.a dhe kompanisë.
Sipas dosjes, HEC Ashta i kalon dhjetëra mijëra euro shtetasit Adrian Shehu, ndërsa ky i fundit kalon në llogarinë e Jamarbër Malltezit 81,595 euro. I pyetur nga hetuesit e SPAK, Adrian Shehu në emër të firmës së Hidrocentralit të Ashtës, është përgjigjur se e njeh prej kohësh Jamarbër Malltezin dhe duke qenë se ishte Pedagog i Universitetit Bujqësor të Kamzës, dhe ka qenë në grupin e punës për vlerësimin dhe ndikimin në mjedis të hidrocentralit të Ashtës.
I njëjti fat, sipas SPAK i qëlloi edhe Mati Hidropower Plant, një bashkim hidrocentralesh më të vogla, i cili gjithashtu me një koncesion të vitit 2012 të firmosura nga Sali Berisha, i paguan më pas dhëndrit të Berishës dy projekte: Një në 2013 me një shumë prej 10.300 Euro dhe tjetri në 2014 me një shumë 20.174 Euro. Në total nga ky grupim hidrocentralesh iu dhanë Jamarbër Malltezit plot 30.474 Euro.
Në një formë tjetër vepron edhe një tjetër kompani që merr projekte nga Qeveria Shqiptare. Italiania Irene Acqua Gas Albania Brunch në vitin 2009 merr dy projekte në dorëzim në Golem dhe në Tiranë lidhur me shërbimet e integruara të ujit dhe të shpërndarjes së gazit. E njëjta kompani në vitin 2010, po sipas të dhënave në dosjen e SPAK, angazhohet në Bovillë me një projekt të tretë që përfundon në vitin 2013.
Projekti i Golemit përfundoi në 2013. Me datë 01.01.2012 mes Argita Malltezit dhe Raimondo Chiodi, menaxher i firmës Irene Acqua Gas Albania, lidhet një kontratë qiraje për apartamentin 12/5 në pronësi të Argita Malltezit në ETC në Tiranë. Ajo që bie në sy është se apartamenti prej 120 metra katrorë në këtë vit jepet me shifrën marramendëse prej 8000 eurosh në muaj, shifër aspak e përshtatshme me tregun dhe kohën e marrjes së këtij apartamenti me qira dhe që tingëllon më shumë si një ryshfet për mbështetjen e ofruar nga Berisha.