Ilir Meta zbulon komplotin nga burgu, një armik i brendshëm tentoi t’i rrëzonte Bilushin. Reagon Ylli Manjani: E pabesueshme si është katandisur kështu

Kryesore

Publikuar: 27/05/2025

Ilir Meta zbulon komplotin nga burgu, një armik i brendshëm tentoi t’i rrëzonte Bilushin. Reagon Ylli Manjani: E pabesueshme si është katandisur kështu

Ilir Meta ka zbuluar një tjetër komplot, këtë herë nga burgu, për t’i rrëzuar Tedi Blushin, i njohur si Bilushi i Metës, me qëllim për t’i marrë partinë, atë farë partie, të cilës i ka mbetur vetëm emri i ndryshuar. Meta deklaroi nga burgu se kishte zbuluar një armik të brendshëm, i cili kishte tentuar t’i rrëzonte Bilushin. Meta tha sot se ky maskara maskara brenda partisë së tij, që donte të zinte vendin e Tedi Blushit si sekretar i Partisë së Lirisë, ka shitur 12 mijë vota tek PS.

Që kur SPAK e mori nën hetim, Ilir Meta ka zbuluar disa komplote dhe armiq brenda partisë. ‘Armiku’ më i madh doli e shoqja e tij, Monika Kryemadhi. Ndërkaq, qelia është një oaz për mendjen për zbulimin e komploteve dhe armiqve të rinj të brendshëm.

Deklarat e Ilir Metës se ka gjetur një tjetër armik të brendshëm në partinë e tij është komentuar nga Ylli Manjani. “Ueeee, e pabesueshme! Prap ka zbulu një “armik të brendshëm”… Megjithëse në ditën e vet më të keqe, prapë thotë se ka zbuluar një “maskara” të brendshëm që e ka shitur… Se di, po praktikisht për nga sasia, Enver Hoxha është i dyti politikan pas Ilir Metës që ka zbuluar grupe armiqësore të brendshme. Sinqerisht jam i keqardhur për këtë njeri. Nuk kishte pse të katandisej kështu…”, shkruan Manjani.