Gimi i Puros jep sihariqin: Do ketë qeveri teknike, Trump do urdhërojë përsëritjen e zgjedhjeve, Evropën e ka kapur Rama

Kryesore

Publikuar: 26/05/2025

Gimi i Puros jep sihariqin: Do ketë qeveri teknike, Trump do urdhërojë përsëritjen e zgjedhjeve, Evropën e ka kapur Rama

Zyrtari i Partisë së Lirisë Agim Nesho, i njohur si Gimi i Puros, gjatë një interviste në televizionin e Familjes Berisha, tha se nga SHBA do të vijë një deklaratë, e cila do të zhbëjë zgjedhjet e 11 majit, do të krijohet një qeveri teknike, e cila do të organizojë zgjedhje të lira, të cilat do t’i fitojë opozita. Kjo është ëndrra e çdo demokrati, që sipas Gimit të Puros do bëhet realitet.

Samiti, kortezi e udhëheqësve evropianë të marrë përsipër nga Rama. Brenda një strategjie për t’i treguar se këto zgjedhje i certifikova me praninë tuaj. Në shumë raste, edhe në këto momente gjeopolitike për BE, ideja për Ballkanin është një politikë e stabilokracisë që mos na hapni problem tjetër. Tregon mënyrën joefikase për t’u shmangur, është harruar. Që një autokrat si Rama jo vetëm që s’po jep llogari por bën show që pretendon të bëjë aleanca mes Evropës dhe Lindjes së Mesme. Bëjnë lëshim për protagonizmin e një njeriu, që Evropa në momente të caktuara që karakteri i tij i dobët, servilizmi dhe klientelizëm, mund ta përdorë një njeri të tillë, që s’ka asnjë interes për të ruajtur interesat e vendit të tyre. SHBA është më objektive, kur ka paralelizëm në atë mënyrë që ka vuajtur administrata e tanishme në procesin elektoral. Dhe në Shqipëri sheh të njëjta mekanizma. Kemi interesa nga grupe presioni, si Soros bashkëpunon me Ballkanin se për çfarë nuk dihet dhe me projektet e tyre, e influencuar që në fillim duke bërë presion përmes Ramës për të goditur liderin e opozitës në Shqipëri. Do të ketë një deklaratë nga SHBA. Deklarata s’do të jetë e prerë, s’ka vende që të vendosin kudo në botë, do të jetë kritike dhe baza e OSBE-ODIHR që këto zgjedhje kanë qenë farsë dhe masakër elektorale që s’i shërbejnë gjeopolitikës së gjerë. Do të jetë deklaratë e fortë, që ndryshon balancën e raportit të OSBE-ODIHR. Deklarata e SHBA, do prishë shumë ekuilibra, ideja është që Shqipëria të kalojë në proces tranzicioni me qeveri teknike që të përgatisë vendin për zgjedhje ku çdo qytetar edhe jashtë të ketë mundësi të votojë i lirë“, tha Gimi i Puros.