Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama publikon fotoalbumin: Mikpritja shqiptare për Evropën

Politikë

Publikuar: 18/05/2025

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama publikon fotoalbumin: Mikpritja shqiptare për Evropën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku më 16 maj liderët nga 47 vende të Evropës u mblodhën në Tiranë.

Përtej diskutimeve të rëndësishme që lidheshin me situatën gjeopolitike në rajon, NATO, lufta në Ukrainë, siguria e mbrojtjes dhe marrëveshjet ndërpalëshe, ajo që ra në sy ishin edhe detajet pikante.

Nga gjunjëzimin në shenjë kortezie dhe respekti të kryesocialistit ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni në tapetin e kuq Dhe deri tek atletet me yllin europian të kryeministrit Edi Rama.

“MIRËMËNGJES  dhe me FotoALBUMIN e mikpritjes shqiptare për Europën, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/share/12MhrRAgn5d/?mibextid=wwXIfr