Rama në forumin ekonomik me Macron: kemi bërë rrugë të gjatë, jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshme që po realizojmë

Politikë

Publikuar: 17/05/2025

Rama në forumin ekonomik me Macron: kemi bërë rrugë të gjatë, jemi dëshmitarë të rezultateve të ndryshme që po realizojmë

Kryeministri Edi Rama flet në Forumin ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore

“Ja ku jemi, ndërkohë që jam tejet  kënaqur që gjendem këtu me një udhëheqë të madh me një mik të shtrenjtë, presidentin e Francës që vjen në Tiranë për herë të dytë brenda 18 muajsh pas një periudhe 110-vjeçare kur nuk na kishte ardhur asnjë president. Po kam kënaqësi, por jam edhe i tmerruar sepse të flasësh para Emmanuel nuk është më e mira që mund të të vijë në jetë. Vjen nga një jetë e mëparshme ku i është dashur të merret me investues, njerëz të biznesit, kapitale dhe unë vi nga një jetë ku më është dashur të merrem me ngjyrat dhe ekspozitat”, tha Rama.

Rama: Por mendoj se është mënyrë për të filluar e për të folur edhe për tarifat e padrejta. Para se sa të vazhdoj më tej dua të shpreh mirënjohjen dhe kënaqësinë e madhe që kam për një njeri që e admiroj dhe ai është kaq i admiruar saqë është ulur mes presidentit të Francës dhe kryeministrit të Shqipërisë, Jasir faleminderit shumë që erdhe dhe që në në mënyrë bujare sollët së bashku me Richard këtë platformë të mrekullueshme. U ndjeva i fuqizuar kur e dëgjova Emmanuel se pse në Tiranë, por duhet të vijë në France fillimisht. Bëjmë një gjë para Francës që është një fillim i mirë. Dua të flas