Kreu i PD, Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten, djalin dhe gruan e këtij të fundit, votuan mëngjesin e sotëm për parlamentin e ri.
Kryedemokrati gënjeu edhe pas zbulimit të dokumenteve, duke mohuar sërish se ka kërkuar vizë për udhëtimin në SHBA.
“Ate që kam thënë, do ta them dhe kjo është e vërtetë”,- tha Berisha në një deklaratë për mediat.
Por ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, ai ka kërkuar dy herë të pajiset me vizë e të udhëtoje drejt Shteteve te Bashkuara, ku është i shpallur non grata, por kërkesat e tij janë injoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA.
E para në datën 28 Mars, e firmosur nga përfaqësues të disa shoqatave shqiptaro-amerikane, mes të cilëve edhe Nuredin Seci që është garantuesi i 6 milionë dollarëve për kontratën e lobimit, ku i kërkohet sekretarit të shtetit Marco Rubio të pajisë me një vizë njëkalimshme afatshkurtër Sali Berishën.
Por, kur pas më shumë se një muaji që kjo kërkesë për të pajisur Sali Berishën me vize është injoruar nga Departamenti Amerikan i Shteti, Continental PLLC, studio ligjore e lidhur me Continental Strategy, që sipas kontratës 6 milionë dollarëshe ka nënshkruar një marrëveshje tjetër financiare me Partinë Demokratike, ka dërguar një letër të dytë, vetëm pak ditë më parë, në datën 1 Maj.
Por pavarësisht se Berisha ka bërë dy herë lutje për të udhëtuar drejt Amerikës, lutjet e tij janë refuzuar, dhe kreu i PD-së mbetet ende i shpallur “non grata” nga administrata amerikane.