Xhelal Mziu tha se makina e tij u bllokua me para, Agron Malaj: Të ka ngel në gojë emri im 

Politikë

Publikuar: 10/05/2025

Xhelal Mziu tha se makina e tij u bllokua me para, Agron Malaj: Të ka ngel në gojë emri im 

Kryebashkiaku socialist i Matit dhe njëherësh kandidat për deputet, Agron Malaj i është përgjigjur akuzave të Xhelal Mziut, pasi dy makina u bllokuan mbrëmjen e djeshme në Maqellarë nga militantët e PD. 

Agron Malaj ka ndarë një video direkte nga shtabi i tij dhe thotë se ndodhej në Burrel (në të njëjtën kohë kur rreth mesnatës në Maqellarë ishin ndaluar dy makina me para e tollona karburanti) dhe e quan Xhelal Mziun një palaço.

“Marr shkas nga deklarata e Xhelal palaços, që thotë makina e Agron Malaj, Agron Malaj është në shtabin elektoral në qytetin e Burrelit dhe nuk ka lidhje fare me makinën e Xhelal palaços dhe Shkëlzen palaços, që e nxjerr aty për të përgoju emrin tim.

Makina aty është. Makina verifikohet. Por këta janë palaço cirku, që Xhelali po përgatit humbjen më të thellë dhe i k angel në gojë Agron Malaj. Ja ku e kemi dhe xheloziun (kthen telefonin nga TV ku është shfaqur Xhelal Mziu) që shpik kur makina është në Maqellarë që s’kemi lidhje dhe ne jemi këtu në Burrel”, shprehet Agron Malaj.