Prapaskena

Politikë

Berisha dhe LaCivita urojnë për ditëlindje shefen e kabinetit të Trump… një javë para kohe (për të treguar që kanë mbështetjen e Trump) 

Publikuar: 09/05/2025

Sali Berisha dhe Chris LaCivita, kanë bërë një tjetër truk, si ai me gazetarin amerikan, që tha se Berisha mund të udhëtojë në SHBA, pasi kishte pyetur në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ata kanë uruar për ditëlindje shefen e kabinetit të Donald Trump, edhe pse ajo e ka ditëlindjen në 14 maj.

Por me idenë se asnjeri nuk e di ditëlindjen e saj, e kanë uruar paradhënie, për të manipuluar turmat, me idenë që këta kanë mbështetjen e Trump.

“Pse i uruan ditëlindjen Chris LaCivita, por dhe Berisha, Susie Wiles-it nga podiumi i fushatës kur ditëlindja e Susit është në 14 Maj, dhe jo në 8 Maj?

Kaq të dëshpëruar të jenë apo dhe kjo si deklarata e DASH-it, sa për të mashtruar opinionin publik?

LaCivita pati pafytyresine t’i dergoj urime ditelindjeje Susie Wiles nga fushata, pra po perdor emrin e Susie qe te thote qe kemi mbeshtetjen e presidentit Trump – qe NUK eshte e vertetë.

Nderkohe, te gjithe thone qe Susie Wiles eshte dhe arsyeja pse presidenti Trump nuk e mori ne kabinet Chris Laciviten, keshtu qe ky i fundit eshte katandisur ne Shqiperi per te bere pak para”, shkruan Evi Kokalari.



Më të lexuarat