Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm Luiz Ejllin

Aktualitet

Publikuar: 08/05/2025

Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm Luiz Ejllin

Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe personin tjetër të pandehur bashkë me të, në lidhje me çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh.

Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani.

Këngëtari Luiz Ejlli, fitues i “Big Brother 2”, ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh nga Shkalla e Parë Fier.

Trupi gjykues ka qenë i përbërë nga Brikena Lubonja, Dritan Hasani dhe Genti Shala.