Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi sërish drejtësinë pas daljes nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’ për aferën Partizani.
Por kur u pyet për dhunën e kandidatit të tij në Korçë, Bledjon Nallbati, që u përfshi në një konflikt fizik me një shofer kamioni në Bilisht, Berisha iu shmang gazetarëve duke iu thënë se duhej të shkonte në miting.
Kujtojmë që një ditë më parë, edhe pse policia e shpëtoi “paq” dhe nuk e vuri nën akuzë pavarësisht se dukej dukshëm në video se godet me grusht shoferin, kandidati i Berishës hodhi akuza ndaj saj se ka vepruar me urdhër politik të Niko Peleshit.
Nallbati njihet si një deputetët e dhunshëm brenda, por edhe jashtë kuvendit. Gjatë primareve në kohën e Bashës, ai sërish bashkë me të vëllanë, hynë me dhunë në degën e PD Devoll në 2020. Nallbati u kthye në protagonist dhune të përsëritur në kuvend, përfshirë edhe grushtin ndaj socialistit Vullnet Sinaj.