Bleu 128 m2 shtëpi për 100 mijë lekë, mësuesi lushnjar Tomor Alizoti kërcënon socialistët: Do ju hamë të gjallë

Kryesore

Publikuar: 01/05/2025

Bleu 128 m2 shtëpi për 100 mijë lekë, mësuesi lushnjar Tomor Alizoti kërcënon socialistët: Do ju hamë të gjallë

Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi sot një miting elektoral përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Elbasanit, ku ngatërroi pozicionin politik të deputetit Tomor Alizoti, i cili aktualisht është kreu i qarkut të Elbasanit, por Berisha mendonte se ishte akoma në Berat. Nga ana e tij, mësuesi nga Lushnja Tomor Alizoti kërcënoi socialistët që të mos prekin demokratët, duke iu drejtuar se “juve do iu hamë të gjallë”.

Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj, do ju hamë të gjallë. Doktor jepi, se ty të kanë më shumë frikë”, tha Alizoti, duke u fshehur pas Doktorit.

Doktori ka dhënë prova në vrasje, grushte shteti, djegie kur ishte i ri dhe në vjedhje kur u vjetërua, ndërsa bëma e vetme deri më sot e mësuesit 50-vjeçar nga Lushnja Tomor Alizoti është blerja e një shtëpie 128 m2 në Tiranë për 100 mijë lekë.

Nuk kanë munguar rartet kur zyrtarë kanë deklaruar apartamente dhe vila dhuratë, para cash dhe makina dhuratë, por të bleshë një apartament në Tiranë, në vitin 2005, për 100 mijë lekë, ky është rasti i parë. 11 vite më vonë, Alizoti blen një apartament në Tiranë, 51 m2, me vlerë 65 mijë euro, si dhe dy makina luksoze, me pagë mësuesi.