Rekursi për masat, Gjykata e Lartë rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin 

Politikë

Publikuar: 22/04/2025

Rekursi për masat, Gjykata e Lartë rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin 

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, këtë herë për masën e sigurisë që është caktuar ndaj tyre nga Apeli i Posaçëm në 3 janar.

Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të martë të mos pranojë rekursin e bërë nga Berisha dhe Malltezi.

Të dy akuzohen për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash nga SPAK, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani në Laprakë.