“Pse nuk bën debat me Berishën?” – Rama i përgjigjet komentuesit: Me bufin?! Ai është në rrëshqitje e sipër

Politikë

Publikuar: 22/04/2025

“Pse nuk bën debat me Berishën?” – Rama i përgjigjet komentuesit: Me bufin?! Ai është në rrëshqitje e sipër

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”.

Një nga qytetarët e pyet Ramën se kur do të bëjë një debat me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, një praktikë kjo e njohur para zgjedhjeve në shumë shtete.

Rama ka zgjedhur të përgjigjet me ironi, duke u shprehur se me bufin nuk mund të bëhet debat.

Me kë të bëj debat me bufin e kënetës, je në vete apo jo? Aq më tepër kur bufi është në rrëshqitje e sipër”, tha ai, duke iu referuar kështu lapsuseve të bëra së fundmi nga kryedemokrati në takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve.