Gazetaret investigative Ola Xama dhe Klodiana Lala shfaqen shpesh darkave në sofrat televizive, duke dhënë mendimin e tyre për dosje të bujshme të SPAK-ut, korrupsionin, krimin, pastrimin e parave, kapjen e mediave etj. Ditët e fundit, zonja Lala përhapi dy gënjeshtra; aludimin se Fatmir Xhafaj qëndronte pas hakerimit të e-maileve të SPAK-ut dhe se Veliaj kishte folur me urrjejte për Maznikun nga burgu. Pavarësisht se herë pas here mashtron, zonja Lala ka raportuar për të gjitha dosjet e SPAK në mënyrë të paanshme dhe të balancuar, si për përfaqësues të opozitës, ashtu edhe për përfaqësues të pushtetit. Madje, dhëndri i Berishës e ka kërcënuar dy herë me gjyq.
Gazetarja Lala ka qëndruar solide në krah të SPAK-ut, i cili mbështetet nga rreth 70 % të shqiptarët. Zonja Lala, edhe pse nuk di të shkruajë, madje shkrimet e saj të bëjnë të shkosh në urgjencë, tregues i formimit të dobët gjuhësor dhe mungesës së leximit, ajo është shumë e aftë në leximin e dosjeve hetimore dhe interpretimin e tyre për publikun. Zonja Lala nuk perceptohet si një gazetare e korruptuar. Nuk ka asnjë fakt që të ketë përfituar para publike, duke përdorur profesionin.
Ola Xama është më e qartë dhe e saktë në të shkruar, ndërsa shfaq njëfarë ‘kapsllëku’ në artikulim. Por, Xama raporton kryesisht për korrupsionin e Erion Veliajt, pasi Veliaj nuk iu përgjigj të gjitha kërkesave të burrit të saj për të marrë fondet publike të organizimit të eventeve. Madje disa ditë më parë arriti deri aty sa tha se sulmet e Berishës dhe Metës ndaj Altin Dumanit nuk ishin personale, por vetëm ato të Veliajt ndaj Ols Dados ishin personale.
Ndryshe nga zonja Lala, shkrimet e zonjës Xama reflektojnë interesa private, pazare të prishura, llogari përfitimi etj. Disa fakte dhe prova ngrenë dyshime të forta se Ola Xama (Basjola Pandeli) është një gazetare e korruptuar. Ajo, ditën ka përfituar para publike përmes disa kompanive me aksioner bashkëshortin e saj, me ndërhyrje të paligjshme, ndërsa natën jep mendime në TV për korrupsionin, tenderat korruptivë, pastrimin e patave, tregon si janë kapur mediat, interesat etj.
Zonja Xama është shfaqur si gazetare e pazëshme në 2014, ndërsa zonja Lala ka 20 vite gazetare terreni. Megjithatë, zonja Lala banon në Laknas, ndërsa Xama banon te Ambasador 3, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, ku një apartament 150 m2 kushton rreth 500 mijë euro. Ky standard jetese i gazetares Xama dyshohet se bazohet te paratë publike që ka përfituar nga Bashkia e Tiranës dhe degët e qeverisjes.
Faktet e përfitimit të parave publike
Kompania Krioform është themeluar me 10 tetor 2022 nga bashkëshorti i zonjës Xama, Ilir Pandeli, Rezarta dhe Admir Asllani, me kapital 100 mijë lekë, me objekt tregetimi dhe punimi i mobiljeve, punime duralumini etj.

Nga janari 2023, kompani të ndryshme kanë kaluar në llogari të kompanisë Krioform dhjetëra mijëra euro, për shërbime ende të paidentifikuara. Duhet theksuar se Ilir Pandeli figuron aksioner në kompaninë Krioform deri në 20 nëntor 2023.

Gjatë kohës kur Ilir Pandeli ka qenë aksioner i Krioform, kjo kompani ka lëshuar fatura shërbimi për kompaninë Furst Kolos, pra gjatë periudhës janar nëntor 2023. Mes të tjerave, në 10 mars 2023, Krioform, me aksioner bashkëshortin e Ola Xamës, ka lëshuar një faturë me vlerë 3 420 000 lekë ose rreth 34 mijë euro për kompaninë Furst Koloss. (Nuk po i publikojmë faturat e plota për shkak se zonja Xama është ankuar në Tatime për zbulimin e transaksioneve).

Kompania Furst Kolos, e cila ka kaluar para në kompaninë Krioform me aksioner bashkëshortin e Ola Xamës, në 18 maj 2021 është shpallur fituese e tenderit me vlerë rreth 5 milionë euro, me objekt ‘Rikonstruksioni i godinave Nr.20-21; Nr. 22-23, në RSU Nr.1′, në kuadër të programit të rindërtimit.

Tenderi i rindërtimit është zhvilluar nga Bashkia e Tiranës. Pasi ka marrë tenderin, Furst Kolos ka kontraktuar kompaninë e bashkëshortit të Ola Xamës për dyer dhe dritare.
E vërteta është se kontraktimi i kompanisë Krioform nga kompania fituese e tenderit Furst Kolos është vendosur si kusht nga Arben Ahmetaj, duke blerë kështu gazetaren Ola Xama.
Kur Frust Kolos ka fituar tenderin e rindërtimit, në krye të rindërtimit ka qenë Arben Ahmetaj, edhe formalisht tenderi është organizuar nga Bashkia e Tiranës.
Koha kur Ola Xama nisi të sulmonte Erion Veliajn përmes Birn përkon me goditjen e Arben Ahmetajt nga SPAK. Ahmetaj ka dyshuar se edhe Veliaj kishte gisht në goditjen e tij deri kur SPAK goditi edhe vetë Veliajn. Dhe përdorimi i Birn për të sulmuar Veliajn tregon se bashkëshorti i gazetares ka marrë para si nënkontraktor nga rindërtimi pikërisht me influencën e Ahmetajt dhe jo nga Veliaj.
Ndërkaq, kompania Furst Koloss (J63229454K), ka 30 % të aksioneve në kompaninë Integrated Technology Waste Treatment Fier, që ka ndërtuar inceneratorin e Fierit.

Sipas dosjes së SPAK, diktuesi dhe koka e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit është pikërisht Arben Ahmetaj.
Para publike me kompaninë Vier Creative
Kompania Vier Creative (e pezulluar në 2023) është gjithashtu e bashkëshortit të gazetates Ola Xama. Edhe kjo kompani rezulton se ka marrë pagesa nga entet publike (degë të qeverisë).


Paratë publike, pra taksat tona, praktikisht kanë përfunduar në xhepat e gazetates, e cila del edhe jep mend se si zbulohet dhe luftohet korrupsioni.
Përfitimet me kompaninë KUADR.com
Partisë Demokratike ka denoncuar kompaninë Kuadr.com, me aksioner bashkëshortin e Ola Xamës, Ilir Pandeli se ka marrë para publike në mënyrë korruptive. Ola Xama thotë se më 9 shkurt 2019 bashkëshorti i saj është larguar si aksioner nga kompania KUADR.com. Kjo është e vërtetë. Por, në gusht të vitit 2023, PD ka deklaruar; “Nga Janar 2019 deri Mars 2019, çuditërisht ose aspak çuditërisht, KUADR.COM ka përfituar 20 pagesa nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Këto pagesa lidhen me likujdimet për samite të Diasporës, në vlerën totale të 97 milionë lekëve”.
Disa ditë më parë, gazetarja Xama tha se për shkak të sulmeve (se ku konsiston sulmi kur publikon disa letra që ke përfituar para publike këtë nuk e dimë) burri i saj ka vendosur t’i zhvendosë kompanitë jashtë vendit. Po a i zhbën kjo lëvizje paratë publike që ke përfituar?!