“Të humbasësh BE-në për mustaqet e Çelos…”, Rama -komentuesve: Nëse nuk futemi do humbasim mbi 1 mld euro në vit

Politikë

Publikuar: 08/04/2025

“Të humbasësh BE-në për mustaqet e Çelos…”, Rama -komentuesve: Nëse nuk futemi do humbasim mbi 1 mld euro në vit

Kryeministri Edi Rama si çdo të martë ka dalë në komunikimin live SY m’sy ku i është përgjigjur pyetjeve te komentuesve.

Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se me hyrjen në BE, vendi përfiton në shumë sektorë.

Me këtë nivel korrupsioni futja në BE është utopi, jo se humbasim diçka të madhe”, ishte një tjetër koment i adresuar ndaj kryeministrit.

Sipas Ramës nëse do të ishte utopi, BE nuk do të kishte caktuar një afat për vendin tonë për t’u bërë pjesë.

Nga mos anëtarësimi në BE, Shqipëria humbet të paktën 1 miliard euro fonde në vit. Të thuash që ne nuk humbasim gjë, do të thotë që nuk kupton gjë nga futja në BE.

Ne humbasim mbi 1 mld euro në vit, nga të cilat 90% janë grante, dhe 10% kredi. Ndërsa deri tani ka qenë e kundërta.

Që ne të humbasim më shumë se 1 mld euro në vit nga anëtarësimi i mundshëm për mustaqet e Çelos, apo e lagu se lagu, apo kush je ti apo kush jam unë, ky do ishte fatalitet i madh”, tha Rama.