Rama: Procedura për mbylljen e Tiktok ka përfunduar, përdorimi i VPN është i rrezikshëm

Politikë

Publikuar: 27/03/2025

Rama: Procedura për mbylljen e Tiktok ka përfunduar, përdorimi i VPN është i rrezikshëm

Kryeministri Edi Rama e ka nisur rubrikën “Sy m’sy” duke lajmëruar se ka përfunduar procedura për mbylljen e platformës Tiktok në telefonat ‘smart’.

Rama po ashtu i këshilloi qytetarët që të mos përdorin VPN për të rifituar aksesin në TikTok, pasi sipas tij u rrezikohen seriozisht të dhënat personale nga hacker-at.

Mirmëngjes nga unë dhe bufi im i bukur. Së pari një lajmërim a informacion si të doni. Procedura për mbylljen e Tiktok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit.

Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët”, tha Rama.