Biznesmeni i peshkut Gjergj Luca, përfitues i pronave dhe parave publike duke iu lëpirë Edi Ramës, është një hokatar dhe qerrata i pashoq. Sa herë që në media i përmendin historitë e errëta të drogës, Luca kërcen si delfin, gjithnjë duke gënjyer, çka shton më tej dyshimet se rrjetat në det nuk i ka hedhur vetëm për peshk. Ditën e sotme, Luca u shfaq i sekëlldisur në një video, si një lopë e tërbuar deti, teksa tha se ndodhej në SHBA dhe po shkonte me shpejtësi në Arizona, për të gjetur portalin Pamfleti të gazetarit Gjergj Zefi, në një kohë kur portalin mund t’a gjente ulur nga menca e tij private në Labinot, ngritur mbi tokë publike dhe me para të dyshimta, duke kërkuar në QKB.
Në korrik të vitit 2023, Gjergj Luca u shfaq para derës së SPAK, teksa shpalli nisjen e një beteje ligjore ndaj gazetarëve Gjergj Zefi dhe Adriatik Doçi. Luca gënjeu mediat dhe publikun kur tha se kishte dorëzuar në SPAK një kallëzim penal, jo vetëm për show, por edhe me qëllim për të ushtruar presion mbi gazetarët, që të mos raportonin më rreth veprimtarisë së tij zhvatëse. Luca kishte dorëzuar një padi në Gjykatën e Tiranës, por u shfaq para SPAK me qëllim që recitimi i tij t’i vishej autoritetit të SPAK-ut. Në bashkëpunim me një narkoman të PD-së, të cilin e paguan me 2.5 mijë euro në muaj, Luca shpalli edhe nisjen e një reforme në media!
Platforma e vërtetë e Lucës për reformimin e medias është një material audio plot me kërcënime qesharake dhe mallikime që ai i ka dërguar gazetarit Adriatik Doçi, vetëm sepse ky i fundit raportoi se Luca kishte marrë një tjetër pronë publike për shkak të raportit klientelist me Edi Ramën. Po pse u ‘çmend’ sërish sot Gjergj Luca në SHBA? Arsyeja është një shkrim i Sokol Pepushajt, publikuar në portalin Pamfleti, ku Luca sinjaliozhej se Edi Rama po i bënte gati qelinë.
Shkrimi për Gjergj Lucën te Pamfleti
Gjergj Luca, këshilltar ekonomik i Edi Ramës, i njohur nga shërbimet e huaja si Gjergji i peshkut që peshkon në oqeanin e narkotrafikut të drogës në thellësitë e karteleve, mësohet se është afër arrestimit.
Lucës, si fillim, i ka ngelur anija në llucë të Edi Ramës.
Janë këto pamje dramatike dhe grafika agresive që mbushin eterin, dhe ty që ke detyrim të lexosh me zë Biblën plot hieroglifë të kryemafiozit të fshatit, të vjen keq që Gjergji i kudo gjendur deri sot, është prerë në besë nga miku më i afërt.
Edi Rama ka dy sjellje me SPAK-un, një që e urdhëron dhe një tjetër që shtiret sikur nuk e ka dhënë ai urdhërin.
Edhe drejtësia ka dy shpejtësi, një për hajdutët e kriminelët e zakonshëm dhe një për miqtë e kryeministrit.
Këta të fundit e hanë më keq.
Asnjëri prej tyre nuk ka shanse të fshehë ca miliona dollarëve për ditë të këqija, apo të zbresë shkallët e akuzës poshtë 25 viteve burg që të shpresojë për ndonjë ditë në liri.
Po si dhe kur do të arrestohet dhe sekuestrohet Gjergj Luca?!
Gjergji, flet thjeshtë me njerëzit e thjeshtë, bën biznes me politikën dhe pronat publike, përdor mirë platformën Sky Ecc, gjuan peshk si më i miri peshkatar, por që t’i bëjë ndokush akuza si trafikant ndërkombëtar i drogës në Afganistan, Holandë, Azi, Europë apo Amerikën Latine, larg qoftë, se ai është aq i fuqishëm, sa i zhdukë dyshuesit.
Edhe FBI dhe shërbimet e huaja po luajnë me dy porta.
Në portën e SPAK-ut gjuajnë nga mesi i fushës, në portën e kryeministrit nga pika e 11 metërshit.
Këtu Edi Rama është zënë ngushtë, pasi ka ngrënë ca gola nga McGonigal dhe ca ministra e investitorë strategjikë, sa detyrohet të ngarkojë personin më të famshëm anonim, Nesti Angonit, t’ja ngopë edhe Gjergjit të peshkut.
Ky Nesti po, është trim, pasi nuk do e njohë kurrë asnjeri.
Angoni, agjent i FBI-së së fshatit tonë, mik me Noc Rrokun, i bën akuzat në emër të Amerikës këtë herë.
Në dosjen me numër protokolli 411, Nesti Angoni betohet se ka ndjekur drogën në disa shtete dhe paratë, kurse në episodet e tjera ka çudira të tjera.
Për Din e Iman, Nesti ka nuhatje prej agjenti amerikan.
Pra, me besë e besim, shkruhet me detaje për zaptim pronash publike, herë me Vendime të Këshillit të Ministrave, e herë me forcën e bandave private, gjithandej nëpër bregdet dhe lagunat më të lakmueshme të Shqipërisë, për krime që dëmtojnë interesat e shumë shteteve, edhe të SHBA-ve, por edhe kërcënim me jetë të disa punonjësve të policisë dhe gazetarëve që guxojnë të shpërndajnë lajme kundër Mafies Globale, me qendër në Tiranë.
Nesti Angoni, pa frikë ka shkëputur një pasazh nga kërcënimi i Gjergjit të Peshkut për policinë e Lezhës. “Ngrihuni në këmbë, shteti jam unë, jo ju. Kini kujdes se ju heq kapelen dhe ju jap hakun. Ju e dini kush jam unë”.
Dosja me numër protokolli A/161, e qëndisur nga Nesti Angoni, është gati dhe Babloku thjeshtë e ka lexuar, por ditët në vazhdim do shohim se ai nuk di gjë dhe nuk e ka besuar se miku i tij ka ngrënë peshk fshehurazi.
Gjithsesi, ne jemi me Gjergjin para se të jemi me Nestin e Bablokut.
Tek e fundit, një fund kaq të zi, askujt nuk do ja uronim.
Përdorimi nga pushteti, pastaj hedhja si leckë në një qeli burgu, qoftë edhe i mëkatarëve, nuk është as burrëri, as drejtësi.
Drejtpërdrejtë, Babloku nuk i mban për gjatë miqtë, dhe asnjëri nga të tijtë, nuk ka patur deri sot fund të mirë.