Berisha: Protesta do jetë madhështore, por vendin ku do mbahet e ka të paqartë

Politikë

Publikuar: 14/03/2025

Berisha: Protesta do jetë madhështore, por vendin ku do mbahet e ka të paqartë

Shenjat e lodhjes i janë shfaqur sërish Sali Berishës, pas një jave intensive.

Mosha e shkuar, e problemet politike e penale, nuk e lejojnë që të jetë i kthjellët, edhe pse doktori për vitet që ka mbi supe mbahet mirë.

Në konferencën për shtyp  në lidhje me protestën e nesërme, që do të mbahet me rastin e mbylljes së Tik-Tokut.

Nesër është edhe përvjetori i katastrofës së Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të municioneve, gjetën vdekjen 26 persona, ndër ta edhe të mitur, si dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. Disa fshatra rreth e rrotull u rrafshuan komplet.