Berishës i ikën nga koalicioni një tjetër parti, tërhiqet Aleanca Arbnore Kombëtare

Politikë

Publikuar: 13/03/2025

Berishës i ikën nga koalicioni një tjetër parti, tërhiqet Aleanca Arbnore Kombëtare

Një tjetër parti është tërhequr nga koalicioni opozitar “Shqipëria Madhështore”.

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare e drejtuar nga Gjet Ndoj ka dorëzuar në KQZ shkresën ku kërkon tërheqjen nga koalicioni “Shqipëria Madhështore”.

“Nga mosfunksionimi i marrëdhënies në koalicion “Për një Shqipëri Madhështore”, Aleanca Arbnore Kombëtare tërhiqet nga ky koalicion. Gjithashtu tërhiqet nga të gjitha aktivitetet elektorale për zgjedhjet parlamentare të majit 2025.

E bëjmë këtë kërkesë-deklaratë për tu çliruar nga çdo detyrim që rrjedh nga pjesëmarrja në zgjedhje”,– thuhet në kërkesën e bërë me shkrim dore të partisë Aleanca Arbnore Kombëtare.

Më herët është tërhequr nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” edhe Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovski.