Plas sherri mes gjimnazistëve te “Sami Frashëri”, të rinjtë gjuajnë njëri-tjetrin me konat e parkimit

Kronike

Publikuar: 10/03/2025

Plas sherri mes gjimnazistëve te “Sami Frashëri”, të rinjtë gjuajnë njëri-tjetrin me konat e parkimit

Një sherr me grushte e shqelma ka ndodhur mes nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë pas mbarimit të mësimit.

Në pamjen e siguruara nga VoxNews.al, shihet 4 nxënës që dhunojnë një bashkëmoshatar të tyre përballë shkollës.

Gjithashtu ata e godasin edhe me konin e parkimit në rrugë, ndërsa adoleshenti tentoi të mbrohet me duar. Mësohet se nga uniformat blu janë shoqëruar deri më tani 6 persona.