Dokumentet / Elvi Fundo bëhet pentito në Gjermani: Nuk do vjedh më (Si tentoi të fshihej pas Xhov rakisë)

Aktualitet

Publikuar: 28/02/2025

Dokumentet / Elvi Fundo bëhet pentito në Gjermani: Nuk do vjedh më (Si tentoi të fshihej pas Xhov rakisë)

Nëpër mejhane, banaqe dhe zyra pazaresh rreh gjoksin dhe përlan për vete të gjitha përfitimet me maskarallëqet që bën në teneqen mediatike CNA dhe televizionin dhomë e kuzhinë, ndërsa në gjykata dhe prokurori nxjerrë para njëfarë Xhonvan Shytin, duke e përdorur si doreza plastike dhe faturuar turlifarë poshtërsie, vjedhje, shpifje, sharje me pagesë, përndjeke dhe shantazhi (ata që e hanë). Ky është Elvi Fundo allias Vesho mallisti ose siç e quan Leka Bungo, miu i gjirizeve, një ish zyrtar i korruptuar i Partisë Demokratike, ish anëtar bordesh publike, i vetëquajtur gazetar me shtëpi në Gjirin e Lalzit dhe vilë në Palasë, në emrin e një oligarku, për të cilin është gati të puthë çdo pëllëmbë tokë ku shkel gjurma e tij.

Ky dokument tregon se si Elvi Fundo, jo vetëm para drejtësisë në Shqipëri, por edhe në Gjermani ka tentuar të fshihet pas Xhovan Shytit, i cili për shkak të rakisë nuk është i vetëdijshëm më se çfarë firmos dhe çfarë Vesho i ngarkon atij përsipër. Elvi Fundo, duke u fshehur pas Xhov rakisë, pranon shkeljen e të drejtës së autorit, pra vjedhjen e autorisë, materialeve video dhe foto, përmes City News Albania shpk (televizioni 1+1) te pallati i Ben Rrelit, duke u zotuar se nuk do të vjedhë më në të ardhmen.

Duke pranuar fajin, kanali Youtube i CNA mbetet i mbyllur. Ndërkaq, tre dokumente të tjera tregojnë se Elvi Fundo, përmes avokatit të tij, pranon fajin, e shpall veten pirat në Gjermani dhe garanton drejtësinë gjermane se nuk do të vjedhë më materiale. Pranimi i fajit dhe zotimi se do të heqë dorë nga vjedhja është një lëvizje detyruese dhe zbythëse nga Elvi Fundo për t’i shpëtuar ndëshkimit.

Shpallja në teneqen e tij mediatike se ka fituar gjyqin me kompaninë Acromax të Aldor Ninit është një mashtrim i dyfishtë.

Së pari, dokumentet tregojnë se Vesho ka tentuar të fshihet pas Xhovanit pikërisht për t’i shpëtuar ndëshkimit.

Së dyti, Vesho dhe Xhovo pranojnë fajin, tregojnë pendesë dhe zotohen se nuk do të vjedhin më në të ardhmen.

Nëse versioni i shpallur nga Vesho, ai i fitores, do të ishte i vërtetë, atëherë pse nuk rikthehet kanali Youtube i CNA? Sepse një fitore në gjykatë përballë Acromax duhej të pasohej me zhbllokimim e kanalit Youtube të CNA. Vesho mallisti ka edhe disa llogari të tjera të hapura me drejtësinë gjermane, ku përfshihen disa çështje civile dhe një dosje penale. Proceset vijonë, ndonëse Vesho herë pas here shpall fitoren!