Abuzim me tendera e korrupsion, dalin në GJKKO 24 të arrestuarit e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Kronike

Publikuar: 26/02/2025

Abuzim me tendera e korrupsion, dalin në GJKKO 24 të arrestuarit e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Njëzet e katër të arrestuarit fundit të SPAK, zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, biznesmenë por edhe persona të tjerë të përfshirë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat korrupsionit dhe pabarazisë në tendera, kanë dalë këtë të mërkure para GJKKO për verifikim të masave të sigurisë.

Seanca  e parashikuar të niste ne orën 10 nisi disa ore me vonese në orën 14, me kërkesë  të avokatëve për tu njohur me dosjen.

Personat nën hetim akuzohen për abuzime nëntë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë  prej 900 mijë eurosh.SPAK thotë se zyrtarë të UBT në bashkëpunim me biznese frynin tenderat dhe përfitonin paratë.

GJKKO me kërkesë të SPAK dha5 masa në arrest në burg, 10 në arrest shtëpie dhe 9 detyrim paraqitje.