Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Florjan Musajn, të vetmin të arrestuar në kuadër të një operacioni kundër një grupi të strukturuar kriminal që akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash kryesisht përmes ndërtimit në Shqipëri.Florjan Musaj ka dalë këtë të mërkurë para togave të zeza dhe përfaqësuesve të SPAK, ndërsa ishte pjesë e listës prej 10 personave ndaj të cilëve ka masë sigurie arresti në burg. Ai nuk preferoi të bënte asnjë deklaratë veç faktit se kërkonte avkat kryesisht pasi nuk kishte patur kohë të zgjidhte një mbrojtës të tij, teksa gjykata i caktoi avokatin e shtetit Arben Peçi. Vetëm Musaj përfundoi në pranga, ndërsa 7 të tjerë përfshirë Eldi Dizdarin, Dritan Gjikën dhe Shpëtim Aliun ndodhen jashtë vendit.
Për 2 të tjerë SPAK tha se ka informacione se ndodhen në Shqipëri dhe po punohet për kapjen e tyre.
NË KËRKIM
-Nikoll Bibaj
-Isa Aliu,
-Sokol Bibaj
-Armando Pacani
-Denis Matoshi
-Naldi Yzeiraj
-Oklid Aliu
-Dritan Gjika
-Salvadore. Shpëtim Aliu
Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë, ndërsa SPAK iu sekuestroi 491 pasuri me vlerë 150 milion euro.
/shqiptarja.com