Në vitin 2016, rezulton se prokurorit Ols Dado i kanë dhuruar 1/4 e një pasurie e përbërë nga 277 m2 truall dhe 124 m2 ndërtesë në Tiranë, Rruga A. Z. Çajupi.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2016, prokurori Ols Dado deklaron dhurimin e një pasurie, e cila përkon me kartelën e pasurisë së publikuar më sipër.

Ndërkaq, pas ndërhyrjeve të vazhdueshme të Olsi Dados (sipas Erion Veliajt), ky i fundit në 9 shtator 2021 ka miratuar lejen e ndërtimit për një pallat 9 kate plus 2 kate parkim në Rrugën e ‘Bogdanëve’ në Tiranë, njësia 10, me përfitues prokurorin Ols Dado dhe persona të tjerë, përfshirë edhe shtetasen Ana Shkreli. Adresa e pasurisë së deklaruar në vitin 2016 nga Ols Dado nuk përkon me adresën e truallit ku është ndërtuar pallati i Ols Dados.

Olsa Dado dhe personat e tjerë kanë kontraktuar kompaninë e Alb Edil shpk për ndërtimin e pallatit në bazë të lejes së ndërtimit.



Bashkëpronarët e kompanisë së ndërtimit Alb Edil janë Dritan Shehu dhe Astrit Kamberi. Kjo kompani, në vitin 2020, ka marrë një tender nga Bashkia e Tiranës me vlerë 4 milionë euro për ndërtimin e një godine në Kombinat në kuadër të Rindërtimit.
Ndërkaq, në 6 maj 2021, Ols Dado ka nënshkruar një kontratë sipërmarrje po me kompaninë Alb Edil për zhvillim e pronës në Rrugën A. Z. Çajupi. Është e paqartë nëse kemi të bëjmë me të njëjtin pallat, por palët kanë ngatërruar adresat e pronës apo kemi të bëjmë me dy ndërtime, në Rrugën e Bogdanëve në njësinë 10 dhe në Rrugën A. Z. Çajupi njësia 5.


Shqiptarja.com shkruan se Ols Dado nuk e ka deklaruar në ILDKPKI pjesën e tij në pallatin nëntë katësh. Në vitin 2023, Ols Dado deklaron se i kanë dhuruar tre pasuri të paluajtshme. Nuk dihet nëse këto pasuri burojnë nga pallati apo nga burime të tjera.

Në vitin 2020, Ols Dado ka marrë me qira një makinë tip Porche për 22 500 euro.

Në vitin 2016, Ols Dado deklaron një tjetër pronë të dhuruar në Tiranë.

Ndërsa në deklarimin për herë të parë Ols Dado deklaron pronësinë e një apartament banimi 2+1 me sipërfaqe 129.8 m2, të blerë në vitin 2004 me çmim 77,880 euro.
Pse duhet shkarkuar Ols Dado?
Prokurori i komanduar në SPAK Ols Dado është emëruar prokuror në kundështim flagrant me ligjin, me propozim të ish kryeprokurores Ina Rama, sot mikesha e tij, dhe si rrjedhojë Dado ushtron funksionin e prokurorit në kundërshtim me ligjin.
Në dokumentet e administruara nga Komisioni i Vetingut rezulton se juristi 52-vjeçar Ols Dado ka ushtruar profesionin e noterit në qytetin e Durrësit gjatë periudhës shtator 2005 deri në nëntor 2008, fakt të cilin Dado është përjekur t’a fshehë nga CV-ja e tij.

Në 17 nëntor të vitit 2008, me propozim të Ina Ramës, në atë kohë kryeprokurore, Bamir Topit, në atë kohë President, emëron Ols Dados prokuror në Pogradec.
Ligji nr. Nr.8737, datë 12.2.2001 “Për prokurorinë”, i zbatueshëm në atë kohë dhe që i janë referuar Ina Rama dhe Bamir Topi, përcakton qartë në nenet 17 dhe 18 kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur prokuror. Ligji i zbatueshëm në atë kohë parashikonte që mund të emërohet prokuror shtetasi që ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Neni 18 parashikon që mund të emërohet prokuror edhe personi që nuk e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës, por që ka punuar jo më pak se tre vjet pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultetin Juridik, këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridiko-profesionale në Kuvend, Presidencë, qeveri, Gjykatën e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, deputet me arsim juridik dhe oficer i policisë gjyqësore.

Osl Dado nuk i plotësonte kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar Prokuror. Ligji nuk parashikonte emërimin e noterëve në funksionin e prokurorit.
Në këtë rast jemi para kushteve të mbarimit të mandatit të Ols Dados sipas nenit 64/b e në vijim të ligjit nr.96 të vitit 2016. Qëndrimi i Ols Dados në detyrë, pas ekspozimit të këtyre fakteve dhe rrethanave, kompromenton rëndë Këshillin e Lartë të Prokurorisë.