Prapaskena

Kryesore

Sondazhi / Partia e Lapajt 6.4 %, LSI-ja 1.4 %. Tërbohet Bilushi i Metës: Është porosit nga inceneratorët

Publikuar: 07/02/2025

Sondazhi i parë i Euronews Albania, i publikuar disa ditë më parë, ka përvëluar opozitën e dyshes Meta-Berisha. Sondazhi ka prodhuar tronditje pasi edhe në zgjedhjet e kaluara, të dhënat e sondazheve të Euronews dhe Report Tv janë përputhur me rezultanin e zgjedhjeve. Kjo është arsyeja se pse sondazhet konsiderohen të besueshme dhe serioze.

Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte thellë Partia Socialiste, ndërsa partia e Ilir Metës katandiset në fund me 0.7 %.

Konkretisht, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot: 40.5% e qytetarëve thonë se do të votonin Partinë Socialiste dhe vetëm 24.9% e tyre tregojnë se do të votonin Partinë Demokratike. 

Në lidhje me partitë e reja, duket se disa prej tyre kanë shanse të hyjnë në Kuvend. Konkretisht 6.4% janë përgjigjur se do të votonin “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt. Ndërkohë 3.1% e qytetarëve thonë se do të votonin partinë “Mundësia“ të Agron Shehajt. 2.2% tregojnë se do të votonin “Lëvizja Bashkë” të Arlind Qorit. Ndërsa “Nisma Thurje” nuk  nuk është klasifikuar, duke u renditur brenda “partive të tjera”. 

1.4 % thonë se do të votonin “ Partinë e Lirisë“ të Ilir Metës. 2.4 % thonë se do të votonin parti tjetër nga më sipër.

Ndërkohë 19.1% janë të pavendosur se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të ishin sot.

Tërbohet Bilushi i Metës

Tedi Blushi, i njohur si Bilushi i Metës, ka sulmuar kompanitë e sondazheve që nxjerrin opozitën humbëse. Sipas tij, këto sondazhe janë porositur nga inceneratorët.

Sa ju përket sondazheve që dhe kolegu i përmendi më parë, unë jam i bindur se me to qeshin edhe vet porositësit e tyre. Këto sondazhe do të groposen më 11 Maj në landfilldin e Sharrës, sepse është e qartë që porositësit e tyre nuk janë askush tjetër veçse mafia e inceneratorëve që ka kapur shumicën e mediave në vend“, tha Bilushi i Metës.



Më të lexuarat