Eskursion me paratë publike në dy Festivale Europiane dhe kujdesi i veçantë pranë ambasadës kineze që të shkojë në Kinë për të bërë dokumentar për babanë e tij Endri Keko me paratë e RTSH.
2. Edmond Tullumani
Dhëndri i tij Elton Metaj emërohet nga Aurora Polo shef kabineti i drejtorit të RTSH. Vajza e Tullumanit, Romana Tullumani, u caktua nga Polo pjesë e jurisë së Festivalit të 63 të RTSH.
3. Gëzim Podgorica
Koordinator i Agjencisë Mediatike kineze SEHORA në Tiranë. Paguhet nga qeveria kineze me një pagë 7 mijë euro në muaj. Pjesë e planit për të bërë dokumentar në Kinë me Ilir Kekon për babanë e këtij të fundit.
4. Milena Selimi
Vajza e saj Alesia Burnazi ka marrë projekt në radio nga Aurora Polo. Nënë e bijë marrin para publike në të njëjtin institucion.
5. Ëngjëll Ndocaj
Përdor infrastrukturën e RTSH për të bërë emisione si dhe merr para për transmetimin në RTSH të emisioneve të tij mediokre. Një emision në RTSH është bërë edhe për babanë e tij Filip Ndocajn.
6. Albert Minga
Vajza e tij Aulona Minga ka marrë projekt në RTSH. Babë e bijë, në konflikt flagrant interesi, marrin para publike