Agim Deda, vëllai i Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21 Janarit”, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ai është thirrur për të dhënë sqarime, si familjar i Hekuran Dedës.
Ndërkaq, të martën u paraqit në SPAK vëllai tjetër i Hekuran Dedës, Zabit Deda, i cili qëndroi për më shumë se 1 orë e 30 minuta në prokurori ku dha sqarime mbi hertimet për zbardhjen e vrasjeve të ndodhura 14 vite më parë.
Prej korrikut të kaluar, SPAK po kryen veprime hetimore për zbardhjen e 21 janarit mbi tre vepra penale duku nisur nga ajo e vrasjes në rrethana cilësuese, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Familjarët e viktimave thonë se urdhëruesit e vrasjes së të afërmeve të tyre janë ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha si dhe ish-drejtuesi i Gardës Ndrea Prendi.
Më 21 janar humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.