Irfani nuk gjen qetësi, largon edhe drejtorin Andi Tela. Sa dyqane ka te Pazari i Ri?

Aktualitet

Publikuar: 18/01/2025

Irfani nuk gjen qetësi, largon edhe drejtorin Andi Tela. Sa dyqane ka te Pazari i Ri?

Në fund të vitit 2023, pas gati 20 vitesh, Robert Rakipllari u larguar nga drejtimi i mediave të Irfan Hysenbelliut; televizionit “News 24” dhe “Fokus Media Group”. Në dhjetor të 2023, Hysenbelliu ia besoi postin e drejtorit gazetarit Aleksandër Çipa. Rrugëtimi z. Çipa zgjati vetëm disa muaj, duke u larguar pas mosmarrëveshjeve me Irfanin.

Në 23 shtator 2024, Irfan Hysenbelli prezantoi analistin Andi Tela (pa punuar asnjë ditë gazetar) drejtor të grupit mediatik “Focus Media News” ku përfshihen News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare, Radio News24 si dhe të “Panorama Group”.

Shumë shpejt raporti mes Telës dhe Hysenbelliut u kris për shkak të mosbesimit, dyshimeve, paranojave dhe krizës së financave. Sipas burimeve, Hysenbelliu nisi të kishte dyshime se Tela po përdorte pozicionin e drejtorit për influenca dhe interesa personale, duke dalë disa herë nga vija e linjës editoriale. Ndërsa Tela thuhet se u largua pasi Irfani nuk po paguante rrogat e gazetarëve.

Kështu rrugëtimi i z. Tela si drejtues i mediave të Irfanit nuk zgjati as 4 muaj. Prapaskena mëson se Tela zotëron në mënyrë të dyshimtë disa dyqane te Pazari i Ri në Tiranë.