Prapaskena

Politikë

Tiranë/ Kërkoi të tërhiqej nga gjykimi i çështjes së Berishës, Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Marsida Xhaferllarit

Publikuar: 15/01/2025

Ditën e djeshme, gjyqtarja e gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari ka depozituar për të dytën herë kërkesën për t’u tërhequr nga çështja e ish kryeministrit Sali Berisha. Por edhe këtë herë kërkesa i është rrëzuar., bën me dije gazetarja Keti Banushi.

Më herët, Berisha i ka kërkuar gjykatës të përjashtojë nga çështja e tij Xhaferllarin, por kjo kërkesë u rrëzua me shumicë votash si e pabazuar në prova.

Berisha pretendoi se Xhaferllari ishte bashkëjetuese e Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo sipas tij përbënte konflikt interesi. 

Ish-kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.



Më të lexuarat