George Soros është alibia e fundit e Sali Berishës dhe Ilir Metës për t’u zvarritur në politikë. Për të justifikuar pengmarrjen e PD-së për hallet e Familjes, Berisha akuzon Sorosin për shpalljen nongrata si dhe për proceset penale në SPAK. Berisha i ka faturuar Sorosit edhe shpalljen nongrata nga Britania e Madhe. Ilir Meta gjithashtu pretendon se e ka futur në burg një drejtësi e kapur nga George Soros, i cili u vlerësua disa ditë më parë nga Presidenti Joe Biden me Medaljen Presidenciale të Lirisë. E vërteta është se Fondacioni Soros ka mbështetur, promovuar dhe ka bashkëpunuar me figura politike të të dy krahëve politikë. Në një intervistë vite më parë, Soros deklaronte se “Investimet përmes fonacionit për ngritjen e një shoqërie të hapur në fakti i ka bërë njerëzit të asociohen si me Berishën ashtu edhe me Ramën. Kjo më bën të lumtur pasi ky është edhe koncepti i shoqërisë së hapur. Rama më vlerësoi si Qytetar nderi i Tiranës, por unë u takova edhe me Berishë, prandaj askush nuk mund të më thotë se mbështes njërin krah”.
Ish ministri i qeverisë Berisha, Genc Pollo, i rreshtuar në krah të Berishës, që deklaroi ditët e fundit se ka folur me njerëz të afërt të Donald Trump dhe se ata i kanë thënë se “non grata” e Sali Berishës do rishikohet, është bashkëpunëtor i hershëm u Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros. Madje, Pollo ka bashkëpunuar me SOROS-in për projektin “Integrimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në edukim në Shqipëri”.
Deputetja Jorida Tabaku, e cila kalon sa në anën e Bashës në krahun e Berishës, e cila ditët e fundit u shfaq duke kërcyer nën ritmet e këngës për Berishën, ka marrë bursë studimi nga SOROS. Zonja Tabaku, javët e fundit, ka kaluar në krahun e Berishës, të paktën deri kur Berisha të shpallë listën e kandidatëve për deputetë. Tre vjet më parë, zonja Tabaku shkruante; “Vetëm dikujt që nuk i bëhet më vonë për PD mund të urdhëronte sulmin kundër saj. 8 janari ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë. Dje ishte një ditë e trishtuar për Partinë time, tek e cika aderoj që në moshën 16 vjeçare”.
Kryezëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, ish mëkëmbës i Henri Çilit, dikur pjesë e PS-së, është pjesë e rrethit të bashkëpunëtorëve të Sorosit si dhe është financuar nga Fondacioni Soros përmes OJF-ve.
Ervin Salianji dhe Belind Këlliçi, dikur të besuar të Lulzim Bashës, sot në krahun e Berishës, janë produk dhe investim i Sorosit në politikë. Madje, Salianji, investim i Sorosit përmes Henri Çilit, ka qenë pjesë e MJAFT-it.
Ish sekretari Organizativ i PD, Enno Bozdo, dikur ndër më të besuarit e Lulzim Bashës, por tashmë i rreshtuar në krah të Berishës, njihet për lidhjet me SOROS-in. Bozdo ka bashkëpunuar me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike, për projekte të ndryshme, të financuara nga SOROS.
Ish-ministri i qeverisë Berisha, Genc Ruli, bën pjesë gjithashtu tek rrethi i njerëzve që kanë bashkëpunuar me SOROS-in. Madje Ruli ka bashkëpunuar me SOROS-in për botimin: “Kriza e kapitalizmit global: Shoqëria e hapur e rrezikuar”.
Analisti Artan Hoxha (kandidati për president, ish spiun i Sigurimit), mbrojtës i flaktë i Berishës, është bashkëpunëtor i Fondacionit Soros.
Ish ministërja e qeverisë Berisha, Majlinda Bregu, rezulton bashkëpunëtore e SOROS-it për një sërë publikimesh dhe projektesh për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ish deputeti i PD Sherefedin Shehu ka qenë konsulent financiar i SOROS. Po ashtu ish-deputeti i PD, Bardh Kadilli, njihet gjithashtu për lidhjet me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros.
Te Soros punon edhe bashkëshortja e ish kreut të PD, Eduard Selami, i rikthyer nga Berisha dhe që kandidoi përballë Bashës për të marrë PD-në.