Zyrtari i DASH, Richard Verma takon kryeministrin Rama: Integrimi në BE, kritik për Shqipërinë

Politikë

Publikuar: 08/01/2025

Zyrtari i DASH, Richard Verma takon kryeministrin Rama: Integrimi në BE, kritik për Shqipërinë

Zëvendës sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin Edi Rama.

Verma ndodhet në Shqipëri si pjesë e turit të tij të vizitave në tre vende, ndër to Kosova dhe Serbia.

Zyrtari i lartë i DASH është shprehur se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është kritik, teksa partneriteti i fortë mes dy vendeve do të jetë një “garantues” në këtë rrugëtim.

Kënaqësi të takohem me kryeministrin Edi Rama në Tiranë për të falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne ramë dakord se integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë siguron, ndërsa Shqipëria përparon drejt integrimit të plotë evropian”, shprehet Verma në rrjetet sociale.