Atentati në Shkodër: Ramazan Mataj u qëllua me breshëri plumbash nga 1 autor, mori 14 plumba në trup!

Kronike

Publikuar: 06/01/2025

Atentati në Shkodër: Ramazan Mataj u qëllua me breshëri plumbash nga 1 autor, mori 14 plumba në trup!

Dalin të tjera detaje për vrasjen e Ramazan Matajt gjatë orëve të natës mes 4 – 5 janarit 2025, në Shkodër. 

Grupi hetimor, pas mbledhjes të provave në vendin e ngjarjes, ka arritur në konkluzionin se është qëlluar vetëm nga një autor, nga të dyja anët e makinës.

Siç duket, është siguruar për vrasjen e tij, ndërsa hetuesit kanë gjetur 14 gëzhoja në vendngjarje, plumbat e së cilave e kapur thuajse në të gjithe trupin.

Pista kryesore ku hetimet janë përqendruar është ajo e konflikteve personale. Ramazan Mataj dyshohet se ka ngacmuar vajza në rrjetet sociale, histori për të cilat mund të kenë krijuar konflikte.

Aparati celular i të riut është dërguar në laborator për t’u hapur dhe kjo është shpresa kryesore e hetuesve për të shkuar drejt një identifikimi të autorit apo autorëve të dyshuar.

33-vjeçari nuk kishte prcedent, por as lidhje dhe miqësi me anëtarë të grupeve të ndryshme kriminale të Shkodrës.

Përveç pistës së problemeve personale, hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë e ndonjë konflikti në Belgjikë, por deri tani nuk ka ndonjë provë.