Sipas regjistrit tatimor, shoqëria “Miardo Sh.p.k” ka vetëm 100 lekë kapital dhe rezulton me humbje prej shumë vitesh, madje ka vetëm 2 punonjës, konkretisht pronarin Saim Keta dhe sekretaren e tij Florie Biba, ndërsa si adresë, ka deklaruar oborrin e 1 shtëpie te “Rruga e Barrikadave” në Tiranë…
Ndërkohë që banorët e Vlorës nuk kanë ujë, sidomos gjatë stinës së verës; qeveria prej 1 viti, ka nisur investimin me vlerë 28 milionë Euro, për ndërtimin ujësjellësit të posaçëm për resortet private të ashtuquajtura “investime strategjike” në zonën bregdetare Drimadhe, Dhërmi e Draleos.
Me urdhër të Bablokut, tenderi për ndërtimin e ujësjellësit të resorteve strategjike është ndarë në 4 lote, dhe u është dhënë kompanive të shpallura “investitore strategjike”, të cilat, përveç tokave e plazheve falas, po u financohet dhe ujësjellësi nga taksat e shqiptarëve.

Lotin e 3-të të punimeve, me vlerë kontrate 9.6 milionë Euro, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, ia ka dhënë Rrok Gjokës, mikut dhe klientit të preferur të Bablokut, i cili përdori si rival fiktivë në garë, një subjekt “Person Fizik- Aleksandër Harizi” me kapital 100 lekë.
Por në dokumentin e shpalljes së fituesit dhe kontratës së publikuar në Agjencinë e Prokurimeve, rezulton se Rrok Gjoka, punimet e ujësjellësit me vlerë 9.6 milionë Euro, ia ka dhënë t’i kryejë firma “Miardo Sh.p.k”.
Sipas regjistrit tatimor, firma “Miardo Sh.p.k” ka vetëm 100 lekë kapital dhe rezulton me humbje prej shumë vitesh, madje ka vetëm 2 punonjës, konkretisht pronarin Saim Keta dhe sekretaren e tij Florie Biba, ndërsa si adresë, ka deklaruar oborrin e 1 shtëpie te “Rruga e Barrikadave” në Tiranë.
Firmën “Miardo Sh.p.k”, Rrok Gjoka e deklaron si “Subjekt mbështetës për punimet”, kur kjo nuk ka punëtorë, nuk ka makineri e as kapital financiar për të kryer investimin 9.6 milionë Euro në ujësjellësin e pronarëve të resorteve strategjike, ku është dhe resorti i Olta Xhaçkës.
Ndërsa Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve që financon investimin e zhvilloi tenderin, dhe Agjencia e Prokurimeve Publike që kontrollon ligjshmërinë e lidhjes së kontratave, kanë lejuar Rrok Gjokën, të delegojë punimet pa n/kontraktim te një firmë fantazmë.
Nuk dihet se çfarë fsheh Rrok Gjoka pas këtij tranferimi punimesh te një firmë me dy punonjës, por sipas ligjit, duhet të ketë n/kontraktim me një kompani që ka kapacitete financiare e numër punonjësish, të miratuar nga Autoriteti Kontraktor. /Pamfleti