Gjykata e Lartë bën me dije se ka nisur procedurat e aplikimit për një vend vakant në gjykatën Kushtetuese, duke njohur kështu vakancën pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçes.
Sipas Gjykatës së Lartë, ndryshe nga sa pretendon Zaçaj, mandati i saj përfundon në mars të vitit 2025.
Në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet edhe se Zaçaj është informuar para se ta aplikonte për të zëvendësuar Vitore Tushën në Gjykatën Kushtetuese, për këtë afat.
Kujtojmë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, njoftoi dje se nuk ka ndërmend të njohë 10 marsin e vitit 2025 si datë të përfundimit të mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Për këtë ajo vendosi ti drejtohet me një kërkesë për opinion Komisionit të Venecias.




