Aksident në Lezhë, përplasen dy makina, njëra shpërthen në flakë

Kronike

Publikuar: 01/12/2024

Aksident në Lezhë, përplasen dy makina, njëra shpërthen në flakë

Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e sotëm në Lezhë, pasi është përplasur me një tjetër makinë.

Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Rrilës. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, po vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 09:20, tek kryqëzimi i Rrilës janë përplasur automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. T. Si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin P. Q., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Nga përplasja dhe përfshirja në flakë e njërit prej automjeteve ka vetëm dëme materiale”, informon policia.

Grupi hetimor sakaq ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.