Sterilizimi/ Opozita insiston në dëshminë e Ramës në komision, deputeti socialist: Nuk shikojmë asnjë abuzim!

Politikë

Publikuar: 12/11/2024

Sterilizimi/ Opozita insiston në dëshminë e Ramës në komision, deputeti socialist: Nuk shikojmë asnjë abuzim!

Deputeti socialist Ilir Pendavinji është shprehur kundër paraqitjes së kryeministrit Edi Rama në komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi, duke thënë se kreu i qeverisë nuk ka asnjë lidhje. Edhe për Vilma Nushin, të cilën opozita e akuzon se ka përfituar 1.7 milionë euro divident, deputeti i PS thotë se nuk ka lidhje.

Sipas tij në koncesionet e Sterilizimit dhe Check Up nuk ka abuzime dhe se e gjitha është “zhurmë për asgjë”.

Ç’lidhje ka kryeministri Rama me këtë pjesë. Clidhje ka për të ardhur dhe për të diskutuar. Është palidhje në procedurën e këtij komisioni. Sa i përket këtyre dy koncesione, në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ndihmën për mjekë, ka dalë më së miri në këtë komision. Për pjesën e abuzimit se ka fituar Vilma Nushi 1.7 divident, çlidhje ka. Ku është abuzimi se nuk po shikojmë abuzim. Shumë zhurmë për asgjë”, tha Pendavinji.