Foto:Identifikohet 41-vjeçari që plagosi me thikë ish-partneren në Korçë

Kronike

Publikuar: 06/11/2024

Foto:Identifikohet 41-vjeçari që plagosi me thikë ish-partneren në Korçë

Personi që shihni në foto është 41-vjeçari, Ilia Cani, i cili prej kohësh përndiqte dhe sot plagosi me thikë ish-të dashurën.

Autori Ilia Cani ka qenë duke kaluar në rrugë, kur e ka ndaluar ish e dashura Manderina Çela. Ajo i ka kërkuar që mos e përndiqte më. Në këtë moment sherri ka agravuar dhe Cani ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë ish-partneren, të cilën e ka lënë në rrugë dhe është larguar.

Mësohet se ajo ka marrë lëndime në mjekër dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar në polici. Autori 41-vjeçar më herët ka qenë u dënuar për përndjekje ndaj kësaj shtetase. 

Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia më herët.