Motra e Manderina Çela ka reaguar mbi plagosjen e kësaj të fundit nga ish i dashuri i saj Ilia Cani në Korçë.
Marjana Plaka ka thënë se ngjarja ka ndodhur përpara syve të saj teksa e ka parë sesi Ilia e ka goditur të motrën me thikë. Marjana deklaroi se ngjarja ka ndodhur teksa Manderina po kalonte rrugën për tu afruar tek ambjentet e spitalit dhe 41 vjeçari i ka prerë rrugën.
Marjana Plaka: E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka patur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes.
Motra e kishte denoncuar në policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte. Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në lagjen “Trekëndëshi” të Korçës teksa Ilia Cani, i cili përndiqte prej kohësh ish partneren e tij, Manderina Cela, i ka prerë rrugën kësaj të fundit dhe e ka plagosur me thikë.
Të dy këta persona kanë patur një lidhje të mëparshme të cilës i kanë dhënë fund përpara dy vitesh ndërsa tashmë janë të dy të martuar me partnerë të tjerë. Vajza e plagosur e kishte denoncuar dhe më parë rastin e përndjekjes nga ish partneri i saj dhe ishte pajisur dhe me një urdhër mbrojtje nga policia e Korçës.