Ky personazh në foto është Qemal Beu, kryetar i Organizatës së Menaxhim Peshkimit në Durrës, me nipt M01817501A, themeluar në 8 qershor 2020, sot një shoqëri në likuidim.

Organiza ka 10 ortakë me nga 10 % të aksioneve, disa nga të cilët trafikantë të famshëm droge.
Aksionetët janë: Kryetari Qemal Beu, biznesmeni i peshkut Gjergj Luca, Dorian Beu, Syrjan Tola, Klodjan Kapiti, Helidon Rruga, Nazmi Kokomani dhe Alban Bala.

Në 20 tetor 2023, policia italiane njoftoi se kishte mundur të arrestonte 3 trafikantë shqiptarë droge në Itali, të cilët ishin pjesë e një bande të trafikut të kokainës në Milano, grup që është goditur nga autoritetet italiane që në vitin 2017. Njoftohej se në Shqipëri treshes i janë sekustruar 3 milionë euro pasuri, përfshirë edhe një anije peshkimi.

Ata janë Emirjan Beu, Syrjan Tola dhe Dorian Beu.

Emirjan Beun, një emër i njohur i korrupsionit dhe trafiqeve, është i biri i Qemal Beut, kryetar i Organizatës së Menaxhim Peshkimit në Durrës.
Dorian Beu dhe Syrjan Tola janë anëtarë dhe aksionerë të Organizatës së Menaxhim Peshkimit në Durrës, që drejtohet nga babai i trafikantit Emirjan Beu, Qemal Beu, ku është anëtar dhe aksioner edhe Gjergj Luca, i skeduar në raporte sekrete policore si një trafikant i hershëm droge.

Luca është lakuar si trafikant droge në bashkëpunim me Pëllumb Gjokën, Roland Ziun, Jani Moravën, Artur Gjinin, Arjan Andonin dhe Agron Metvelajn.
Në dokumentet e dorëzuara në QKR, Gjergj Luca ka shënuar saktë vetëm emrin dhe datën e lindjes (30.08.1964), ndërsa ka gënjyer për vendin e lindjes dhe të banimit, për të fshehur gjurmët.


Madje edhe tek data e lindjes është futur një ‘zero’ si pa dashje.
Ndërkaq, lidhja e 3 trafikantëve Emirjan Beu, Syrjan Tola dhe Dorian Beu në biznes me Gjergj Lucën u fsheh nga mediat e ‘pavarura’, të cilat duket se jo rastësisht paguhen çdo muaj nga Luca.
Mediat nuk mund t’i raportojnë këto fakte, pasi pagesat ndërpriten dhe Luca i klasifikon si ‘mediat e tallavasë’.
Sipas tij, media profesionale dhe të ndershme janë vetëm ato që fshehin të vërtetën dhe i bëjnë fresk atij.
Në këtë kuadër Luca ka ndërmarrë edhe një nismë për të rregulluar mediat, në bashkëpunim me një ish zyrtar të korruptuar të PD (Vesho mallisti), të cilit i jep 2.4 milionë lekë në muaj.
Edhe dy dosje korrupsioni
Emirjan Beu është një emër i njohur dhe një trafikant i rexhur droge dhe me dosje korrupsioni.
Emirjan korruptoi prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, duke i dhënë 2 mijë euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë të një grupi të rinjsh që u kapën me drogë.
Në 30 qershor 2021, bashkë me prokurorin Karriqi, u arrestuan edhe Emirjan Beu, Dritan Dedja dhe Isuf Bega.
Por, Emirjan Beu arriti të çajë burgun dhe drejtësinë, duke vijuar aktivitetin e trafikut të drogës.
Ndërkaq, e bija e Qemal Beut, Florida Beut, doli në skandalin e korrupsionit të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda.
Si i shpëtoi arrestimit Emirjan Beu
Në janar të këtij viti, SPAK lëshoi 21 urdhër arreste për anëtarët e bandës, mes tyre Braniol Liço, Braniol Ago, Gernard Beu, Gernard Ago, Emirjan Beu, Dorian Beu, Syrjan Tola, Igli Lala, Oltion Lala, Ramazan Grada, Florid Vukaj, Renato Zefi, Rexhep Dallupi, Alfred Luli, Gjergji Luli, Saimir Prenga, Lorik Prengaj alias Fabio Prenga, Françesko Çeçi, Ilir Duro, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina,Eledjo Dedej, Enkeleda Bakalli etj.
Edhe atëherë nuk u raportua fakti se disa nga anëtarët e organizatës së drogës ishin edhe anëtarë të organizatës së peshkut në Durrës, me aksioner Gjergj Luca.

Emirjan Beu i shpëtoi arrestimit në atë kohë bashkë me Dorian Beun dhe Syrjan Tola, anëtarë të organizatës së peshkut. Ata dyshohet se u njoftuan për aksionin.
Në një fletore të sekuestruar nga Prokuroria janë gjetur shënime për rolin e Emirjan Beut për dorëzimin e lëndës narkotike për periudhën 7 vjeçare.
Organizata jo vetëm trafikonte drogë drejt Italisë, por merrej edhe me shpërndarjen e drogës në vend, sidomos në Durrës.
Ngrihen dyshime të forta se organizata e peshkut mund të jetë krijuar për punët e organizatës së drogës.
Roli i policisë, në skenë një anije peshkimi
Edhe pse banda u godit që në janar të këtij viti, çuditërisht pasuritë e tyre nuk u prekën.
Vetëm pasi policia italiane arrestoi tre anëtarët e bandës së kokainës dhe referoi materialet tek autoritetet shqiptare, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit u sekuestroi 3 trafikantëve mbi 1 milionë euro pasuri, ku përfshihen 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, një bar kafe, 3 dyqane dhe 2 shoqëri peshkimi së bashku me asetet e tyre.
Policia nuk ka sqaruar qëllimisht se cilat janë dy shoqëritë e peshkimit që janë sekustruar, për shkak të implikimit të personave të tjerë me lidhje të forta politike.
Nuk dihet nëse është sekustruar edhe Organizata e Menaxhim Peshkimit në Durrës, me aksionerë dy trafikantët e drogës, Dorian Beu dhe Syrjan Tola, me kryetar Qemal Beu, babai i bosit të kokainës Emirjan Beu.
Nuk dihet se cilës kompani i përkiste anija e peshkimit dhe kush e ka përdorur më parë. Por, nuk ka dyshime se kokaina ka ‘zbardhur’ Portin e Peshkimit.
Mos vallë anija e peshkimit e sekuestruar është veliera që peshkatarët e Lucës ‘vodhën’ nga moli i policisë Kufitare në Limion të Sarandës?!
Mediat italiane: Gjergj Luca trafikant droge
Gazetari italian Jacopo Tona i ka kushtuar një artikull në median MOW hapjes së restorantit nga Gjergj Luca në Shëngjin, dedikuar kryeministres italiane Giorgia Meloni.

(Gazetari Jacopo Tona)
Ndër të tjera, gazetari Jacopo Tona, duke iu referuar Prapaskenës, shkruan për lidhjet e Gjergj Lucës me trafikun e drogës dhe veprimtarinë e paligjshme të oligarkut të peshkut.
“Disa media shqiptare kanë marrë një studim një raport të Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Strategjike, një OJQ amerikane që merret me mbrojtjen dhe gjeopolitikën, sipas të cilit Gjergj Luca është i përfshirë me njerëz të tjerë në trafikun e drogës nga Mali i Zi në Greqi deri në Itali…“, thuhet në artikull.
Gazetari Jacopo Tona, duke iu referuar Pamfletit, shkruan se Gjergj Luca, përmes kompanive të tij, ka përfituar edhe nga fondet që BE ka akorduar për bujqësinë në Shqipëri.
“Në një rast tjetër, sërish sipas mediave shqiptare, Luca është përfshirë në një skandal lidhur me destinacionin e disa fondeve të BE-së për bujqësinë. Kompania e Lucës, siç raportohet edhe nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Gjyqësor Penal (Eurojust), ai do të kishte qenë pjesë e një grupi njerëzish të përfshirë në përfitimin e 1.3 miliardë lekëve të fondeve europiane, e barabartë me gati 10 milionë euro, aq sa vetë BE-ja më vonë kishte bllokuar fondet e rimbursimit për bujqësinë. Megjithatë, duket se Luca ka mohuar gjithçka, duke u paraqitur edhe në SPAK, organi shqiptar antikorrupsion, duke deklaruar se do të shkojë “përpara gjykatës sa herë që më thërret e vërteta, para së cilës do të jem gjithmonë transparent dhe jo i fshehur…”“, vijon shkrimi.
Gazetari shkruan më tej se “Një tjetër lajm flet për disa protesta që u zhvilluan pikërisht në Elbasan, ku Luca ndërtoi qytetin e tij të peshkut. Sipas shkrimit banorët e qytetit “prej disa kohësh protestojnë kundër fabrikës së peshkut Rozafa në Fushë-Labinot, fshat i Elbasanit. Banorët akuzuan pronarin e kompanisë, Gjergj Luca, se u kishte vjedhur ujin dhe tokën. Ata pohojnë gjithashtu se Luca po ndot lumin Shkumbin me mbetje peshku. Banorët thanë gjithashtu se kishin marrë edhe kërcënime“”.
‘Hipopotami’ i drogës Gjergj Luca llapore Ramës, ja pasuritë dhe paratë publike që ka marrë nga qeveria
I skeduar si trafikant droge në raporte sekrete dhe investigimet mediatike, oligarku i peshkut Gjergj Luca ka arsye të forta jo vetëm t’i lëpihet Edi Ramës, por edhe të shkulë flokët apo të puthë tokën ku shkel Rama.

Gjergj Luca ka marrë nga Edi Rama në formë klienteliste dhe korruptive qindra mijëra m2 prona publike, mijëra m2 ndërtesa dhe miliona euro para publike.
Prapaskena, bazuar në evidenca zyrtare, sjell për publikun, edhe një herë, një pjesë të përfitimeve korruptive të Gjergj Lucës nga paratë dhe pasuritë publike, me lejen dhe firmën e Edi Ramës.
-Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, Gjergj Luca ka marrë mbi 2 milionë euro nga buxheti i shtetit përmes kompanisë Rozafa; si pagesa nga Dogana e Lezhës për dhënie ambientesh me qira, pagesa nga institucionet publike për dreka e darka te menca që Luca ka ngritur mbi pronën publike etj.

-Me vendim nr. 1525/4, datë 23 maj 2019 të ish drejtoreshës së AZHBR, Frida Krifca, Gjergj Luca ka përfituar përmes firmës “Rozafa Sh.p.k” 400 milionë lekë nga fondet bujqësore të BE për bujqësinë.

–Me VKM Nr. 873, datë 30.10.2015, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë “Objekte të Agjencisë së Rezervave të Shtetit, Labinot, Elbasan”, në administrim të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, me sipërfaqe të përgjithshme 52613 (pesëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e trembëdhjetë) m2 , nga të cilat sipas genplanit, përkatësisht, sipërfaqe nën objekt 13872.94 (trembëdhjetë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy pikë nëntëdhjetë e katër) m2 dhe sipërfaqe funksionale 38740.06 (tridhjetë e tetë mijë e shtatëqind e dyzet pikë zero gjashtë) m2.

-Me VKM Nr. 266, datë 29.03.2017, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë “Objekte dhe truall, të Agjencisë së Rezervave Materiale të Shtetit Labinot, Elbasan (pjesa e mbetur) ”, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, Drejtorisë Rajonale të Rezervave të Shtetit Elbasan, me sipërfaqe të përgjithshme 52 514 (pesëdhjetë e dy mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë) m 2 , nga e cila 11 659.63 (njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë pikë gjashtëdhjetë e tre) m2 sipërfaqe e objekteve dhe 40 854.37 (dyzet mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër pikë tridhjetë e shtatë) m 2, sipërfaqe funksionale.

-Me VKM nr. 526, datë 25.07.2019, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë prona nr.338, me emërtim “Ish-Reparti Ushtarak nr.5012/20”, me vendndodhje në Çekrez, Gramsh, me sipërfaqe të përgjithshme 28 960 m², nga ku sipërfaqe ndërtimore 4185.48 m2 dhe sipërfaqe funksionale 24 774.52 m2, me nr. pasurie 257/1, zk 2167, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, për një periudhë 20 vjet.

-Me VKM nr. 701, datë 30.10.2019, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë Sektori autopark, ish-Parku i Minierës së Hekur-Nikelit, Përrenjas”, me sipërfaqe të përgjithshme 10 287.3 m2, nga ku sipërfaqe ndërtimore 1 090.5 m2 dhe sipërfaqe funksionale 9 196.8 m2, me numër pasurie 4/240, zona kadastrale 2924”, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr.1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet.

–Me VKM nr.394, datë 09.06.2022, Gjergj Luca është përfitues i pasurive të “Kombinatit të Sheqerit” sh.a., Maliq, të llojit ndërtesë, me nr. 1/250, me sipërfaqe 1 165.5 m2, me nr. 1/231, me sipërfaqe 1 410 m2, me nr. 1/248, me sipërfaqe 290.6 m2, me nr. 1/237, me sipërfaqe 2 025 m2 , në zonën kadastrale 2573, për një periudhë 20-vjeçare (njëzetvjeçare),
–Me VKM Nr. 376, datë 21.06.2023, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë pasurisë Prona Nr.338, me emërtimin “Ish-Reparti Ushtarak Nr.5012/20”, me vendodhje në Çekrez, Gramsh, në administrim të ministrisë së mbrojtjes, dhënë me qera me tarifën 1 Euro/Kontrata shoqërisë “Rozafa” Shpk.
