Prapaskena

Krim & Korrupsion

Këshilli i Medias i Koloreto Cukalit ose xhepi i pasëm i Berishës që ‘rruan’ fondet e BE-së, pseudogazetarë me vila dhe ish deputetë që po pasurohen në kurriz të gazetarëve

Publikuar: 01/10/2024

Në emrin e mediave dhe gazetarëve, në Tiranë veprojnë dhe përlajnë fonde turlifarë këshillash dhe organizatash, pas të cilëve fshihen psedogazetarë me vila pranë oligarkëve, ish deputetë, ish zyrtarë të korruptuar, rrogtarë pranë institucioneve publike, mallistë, kopukë, spiunë të ish Sigurimit të Shtetit e etj.

Shumicën prej tyre i bashkojnë dy komponentë.

Së pari, nuk kanë asnjë lidhje me gazetarinë.

Së dyti, kanë lidhje me Sali Berishën, i shpallur non grata për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i pandehur i SPAK për korrupsion.

Sot po ndalemi tek njëfarë Këshilli Shqiptar i Medias, një zgafellë që thith, qarkullon dhe ndan donacionet e Bashkimit Evropian, që janë taksat e qytetarëve evropianë.

Këshillit të Medias është themeluar, mes të tjerësh, nga Armand Shkullaku, një ‘gazetar i pavarur’ që shëtiste dhe raportonte nga foristradat e Partisë Demokratike. Shkullaku posedon një vilë me vlerë rreth 1 milionë euro, Rolling Hills, aty ku janë mbledhur kasta e korrupsionit dhe drogës. Ndërsa 95 % të gazetarëve janë me kredi dhe vështirësi kanë siguruar një apartament modest, Shkullaku jeton në një vilë me burim të dyshimtë.

Shkullaku ka bërë reportazh për mrekullinë e imceneratorëve dhe sa iu ndërprenë pagesat sulmoi inceneratorët nëpër banaqe televizive.

Pas Këshillit të Medias, që ‘rruan’ fondet e BE-së qëndron edhe Alfred Lela, ish mëkëmbës i Henri Çilit (Naim Çili). Lela është zëdhënësi zyrtar i Sali Berishës, pjesë e listës së zezë së SHBA. Lela, pasi ka punuar ca kohë si banakier në SHBA, mburrej nëpër Tiranë sikur ishte njeriu i besuar i amerikanëve.

Drejtori i Këshillit të Medias është Koloreto Cukali, i cili jep nëpër banaqe televizive leksione gazetarie, por nuk bën transparencë për burimin e të ardhurave të Këshillit si dhe shpenzimin e fondeve.

Ky person, i cili merr fonde nga BE për të mbrojtur mediet, paraqitet si dëshmitar nëpër gjyqe kundër mediave, ndërsa e përdor Këshillin si një kondom për Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Cukali nuk reagon as kur Sali Berisha dhe Ilir Meta sulmojnë mesiat dhe as kur gazetarët e oborrit të tyre kapen në pazare.

Po e sfidojmë edhe një herë Cukalin me këtë link për të reaguar dhe e ftojmë të tregojë se ku i ka çuar fondet e Bashkimit Evropain për mediat.

Si ekspert pranë Këshillit të Medias shfaqet edhe Sokol Shameti, i cili në fakt është një ekspert dhe argat i Syrit, medias së Familjes Berisha, që ka një dosje të hapur për pastrim parash. Shameti është edhe këshilltar për mediat dhe marrëdhëniet me publikun i Avokatit të Popullit, detyrë të cilën e kepërdor.

Pjesë e Bordit të Etikës është Mark Marku, ish deputet i Sali Berishës, i cili nuk ka bërë kurrë një investigim në jetë e tij, por vetëm llogje nëpër ekrane.

Anëtar i këtij Bordi është edhe Agim Baçi, pjesë e kandidaturave elektorale të Foltores së Sali Berishës.

Pjesë e Bordit të Etikës është edhe Enio Haxhimihali, drejtor kabineti e ish gruas së Andi Bushatit, Erinda Ballanca, e njohur si avokatja e vjehrrit të Lulzim Bashës, pa asnjë lidhje me mediat.

Haxhimihali e nxorri kokën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në mbështje të Ilir Metës për të emëruar njerëzit e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Anëtare e Bordit të Etikës është edhe psikologia Denada Toçe, e cila ndonëse një zonjë e nderuar, nuk ka asnjë lidhje me misionin e gazetarisë.

Pjesë e Bordit të Etikës është edhe Dorian Mantlija, avokat i njohur.

Nuk kuptohet se si ka mundësi që Denada Toçe dhe Dorian Mantlija, profesionistë me integritet, janë bërë pjesë e një çete rrufjanësh dhe lakenjsh të Sali nongratës.



Më të lexuarat